Atentati ndaj 44-vjeçarit/ Hita zhvillon takim me strukturat e policisë së Sarandës, zbardhen porositë
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hit...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hit...

Como pësoi humbjen e parë sezonale. Skuadra e drejtuar nga Çesk Fabregas u mposht 2-0 në transfertë nga Frosinone.
Como e nisi ndeshjen në sulm dhe pati një mundësi të trefishtë për të kaluar në avantazh që në minutën e 7-të. Fillimisht, Douvikas goditi me kokë pranë portës, por Palmisani reagoi shpejt dhe ndali tentativën. Aksioni vazhdoi dhe Baturina goditi nga brenda zonës, por topi u bllokua në vijën e portës.
Vetëm pak çaste më vonë, një top i dërguar në zonë u devijua nga Da Cunha drejt portës, por Palmisani ndërhyri sërish dhe e dërgoi topin në shtyllën e djathtë.
Frosinone shpëtoi nga këto raste dhe pak minuta më vonë arriti të shënonte. Romano Schmid pasoi topin në zonë për Calon, i cili goditi menjëherë. Topi u devijua nga Luis Mila dhe ndryshoi drejtim, duke e bërë të pamundur ndërhyrjen e Butez.
Como tentoi të reagonte para pushimit dhe pati një tjetër mundësi me Nico Paz, por pa sukses. Në shtesën e pjesës së parë, Frosinone shfrytëzoi një aksion të shpejtë në kundërsulm. Schmid dha pasimin për Kvernadze, i cili shmangu Oyono brenda zonës dhe goditi saktë për të dyfishuar avantazhin.
Në pjesën e dytë, Como u përpoq të gjente golin që do ta rikthente në ndeshje. Nico Paz ishte ndër lojtarët që kërkuan të rrezikonin, ndërsa Moise Kean, i futur pas pushimit, i dha më shumë lëvizje sulmit të skuadrës mike.
Como nuk arriti të gjente golin dhe Frosinone ruajti avantazhin deri në fund. Portieri Palmisani ishte një nga protagonistët kryesorë të fitores, pas disa ndërhyrjeve vendimtare gjatë gjithë takimit.
Kjo fitore e ngjit Frosinonen në vendin e pestë me 10 pikë, ndërsa Como zbret në vendin e gjashtë.
Genoa e Daniele De Rossit pësoi një tjetër humbje, këtë herë 2-1 në transfertën ndaj Parmës. Skuadra vazhdon të ketë vështirësi në kampionat, ndërsa për mbrojtësin e Kombëtares shqiptare, Mario Mitaj, nuk pati minuta në këtë takim.
Mbrojtësi i majtë e ndoqi ndeshjen nga stoli dhe ende nuk ka debutuar në Serinë A me fanellën e Genoas. Mbrojtësi shqiptar iu bashkua klubit në fund të merkatos së verës, por pas ndeshjes ndaj Parmës vazhdon të presë paraqitjen e parë në kampionatin italian.
Tri ndeshjet e javës së pestë në Premier League përfunduan...
Dy ndeshjet e javës së katërt në Kategorinë e Parë, prodhu...
Napoli nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 ndaj Fiorentinës...
Barcelona duket e pandalshme në La Liga. Skuadra e udhëheq...
Dinamo arriti fitoren e katërt radhazi në Kategorinë Super...
Roma dhe Interi u ndanë në një barazim 2-2 në "Stadio Olim...
Brighton triumfoi 3-0 ndaj Arsenalit, në javën e pestë të ...
Skënderbeu barazoi 1-1 ndaj Vorës, në sfidën e javës së pe...
Cagliari ka regjistruar katër fitore në pesë javët e para ...
Donat Rrudhani nuk do të jetë pjesë e Kosovës në grumbulli...
Elbasani do të kërkojë një tjetër rezultat pozitiv pas fit...
Tottenham po kalon një periudhë të vështirë dhe krizë rezu...
Kombëtarja shqiptare do të luajë katër ndeshje në dy javët...
Oriku ka marrë vendim për të shkarkuar nga detyra trajneri...
Harry Kane është bërë lojtari që ka arritur më shpejt në k...
Trajneri i Shqipërisë, Rolando Maran, ka publikuar listën ...
I pyetur nëse Shqipëria i ka mundësitë për vendin e parë n...
Trajneri i Shqipërisë, Rolando Maran, foli për rikthimin e...
Trajneri Rolando Maran, foli në konferencë, pas publikimit...
Trajneri Rolando Maran shpall listën për katër ndeshjet e ...
Biznes elektroshtëpiakesh dhe supermarkete. Kështu rezulto...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të premte, më 18 shtator, ras...
Emisioni “Stop” transmetoi mbrëmjen e djeshme, më 15 shtat...
Në emisionin “Stop” edhe këtë të mërkurë, më 16 shtator, v...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hit...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme pranë Njësisë...
Policia Rrugore e Shkodrës ka ndëshkuar drejtuesit e mjete...
Vihet në pranga 39-vjeçarja që punësohej në subjekte të nd...
Korça është përfshirë nga kaosi në qarkullim këtë të diel,...
Shumica e prindërve e përshkruajnë ardhjen në jetë të një ...
Për ditën e diel, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmo...
Edhe pse shumë platforma vendosin kufij moshe për përdorue...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka njoftuar këtë dielë ...
Qindra dronë shënjestruan Moskën dhe rajonin përreth saj n...
Zgjedhjet që do të zhvillohen më 20 shtator në Berlin dhe ...
E ardhmja politike e Friedrich Merzit varet nga zgjedhjet ...
Pazari i Vjetër i Korçës është kthyer në skenë të muzikës ...
Shkrimtari, skenaristi dhe diplomati i njohur, Ylljet Aliç...
Korça ka çelur mbrëmjen e së enjtes edicionin e tretë të “...
Ka nisur mbrëmjen e sotme edicioni i tretë i “Serenights F...
Rritja e shpejtë e çmimeve të banesave dhe ekspozimi i sek...
Një apartament që pak vite më parë konsiderohej zgjedhje e...
Ditën e sotme në tregun valutor, monedha euro do të këmbeh...
Vera 2026 po sjell më shumë turistë, por operatorët ngrenë...