Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se vizita e tij në Shtetet e Bashkuara, në kuadër të javës së Kombeve të Bashkuara, do të nisë këtë të diel me një takim me komunitetin shqiptar në Michigan.
Në një postim në Facebook, Rama bëri të ditur se është ftuar nga shqiptarët që jetojnë atje, ndërsa ftoi edhe pjesëtarë të tjerë të komunitetit që t’i bashkohen aktivitetit.
“Këtë herë vizita e javës së Kombeve të Bashkuara në Amerikë, nis sot pasdite me shqiptarët dhe për shqiptarët, në Michigan, ku kam nderin të jem i ftuar nga komuniteti e ku ftoj këdo që dëshiron të vijë të na bashkohet”, shkroi Rama.
Lini një Përgjigje