Laporta revoltohet për kalendarin: Kjo pauzë nuk ka aspak kuptim, lojtarët po paguajnë çmimin

Laporta revoltohet për kalendarin: Kjo pauzë nuk ka aspak kuptim, lojtarët po paguajnë çmimin

17:47, 20/09/2026

Barcelona e mbylli pjesën e parë të sezonit në mënyrë perfekte, me shtatë fitore në po aq ndeshje të La Ligës dhe tetë suksese në të gjitha kompeticionet.

Megjithatë, ritmi i skuadrës katalanase është ndërprerë nga pauza ndërkombëtare, një vendim që ka ngjallur pakënaqësi te presidenti Joan Laporta.

Ai kritikoi hapur kalendarin e ngjeshur dhe numrin në rritje të ndeshjeve me ekipet kombëtare.

“Kjo pauzë ndërkombëtare nuk ka aspak kuptim”, deklaroi Laporta, duke zbuluar se edhe Hansi Flick kishte shprehur të njëjtin shqetësim.

Sipas tij, një ndërprerje pas vetëm katër ndeshjesh në tri javë ndikon drejtpërdrejt në ritmin e skuadrës.

Laporta theksoi se futbolli modern ka tashmë shumë turne dhe angazhime ndërkombëtare.

“Përveç Kupës së Botës dhe Kampionatit Evropian, tani është edhe Liga e Kombeve”, u shpreh ai.

Presidenti i Barcelonës paralajmëroi gjithashtu për rrezikun e dëmtimeve, sidomos te lojtarët që përballen me udhëtime të shumta.

Si shembull, ai përmendi Raphinha-n, i cili sezonin e kaluar pësoi dëmtim pas një periudhe të ngarkuar me klubin dhe kombëtaren.

Laporta tha se stafi mjekësor e kishte paralajmëruar klubin për rrezikun që vinte nga ngarkesa e tepërt.

Sipas tij, futbollistët janë ata që po e paguajnë çmimin më të lartë të këtij kalendari.

Për këtë arsye, drejtuesi i Barcelonës kërkon ndryshime dhe një zgjidhje afatgjatë nga institucionet e futbollit.

“Synojmë të flasim drejtpërdrejt me UEFA-n dhe FIFA-n, në mënyrë që kjo situatë të zgjidhet njëherë e përgjithmonë”, përfundoi Laporta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco