Lajmi i fundit

SYRI I BOTËS/ Shtrenjtohen kreditë, çfarë po ndodh?

‘Rusia synon përçarjen’/ Burimi: Sulmet hibride për të sjellë në pushtet forcat që nuk ndihmojnë Ukrainën

18:18, 20/09/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Analisti Genc Burimi ka ngritur alarmin për ndikimin e sulmeve hibride ruse në Evropë, duke argumentuar se synimi i Moskës është përçarja e vendeve evropiane dhe forcimi i forcave politike që kundërshtojnë mbështetjen për Ukrainën.

Në intervistën për SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca, Burimi tha se sa më shumë të shtohen këto sulme, aq më e madhe bëhet frika për një ndryshim të klimës politike në Evropë. Ai paralajmëroi gjithashtu për një skenar më të rrezikshëm, ku kërcënimi rus dhe çështja bërthamore mund të shtyjnë disa vende evropiane të kërkojnë garanci të reja strategjike.

Burimi: Qëllimi është që Evropa të jetë e përçarë dhe të gjitha qeveritë evropiane që të kenë, të ndajnë të njëjtat vlera me këtë të Moskës. Në këtë rast ose t'i arrijnë në mënyrë paqësore... pra, siç po ndodh në Gjermani... në këtë moment po presim rezultatet e zgjedhjeve të dytë... Lë Peni në Francë. Dhe të arrijnë pak a shumë në një situatë si në Luftën e Dytë, Hitleri, ku nuk sulmoi as Spanjën e Frankos, dhe as Portugalinë e Salazarit.

Pra, këto regjime, aktuale sot në Evropë, demokratike, si Merci, Anglia, Franca, Meloni, që i rezistojnë kësaj, çfarë bën kjo Rusi? Bën si ai sulmi që bëri në, që dështoi, që mund të ishte i përgjakshëm, ai sulmi në Lajpzig.

Që u çon mesazh popullatave me sukses. Që, do vazhdoni të mbani këto pushtete, që më rezistojnë? Apo do sillni në pushtet parti politike që nuk më rezistojnë dhe që jeni në paqe? Dhe në mënyrë të çuditshme shikon një opinion publik gjerman gjithnjë e më të favorshëm për AfD-në. Po për AfD-në, ngaqë është parti ekstreme, apo nga AfD e cila ka në program se nuk do t'i bëjë luftë, nuk do ndihmojë më Ukrainën? Kështu që, kanë frikën se sa më shumë kalon koha, sa më shumë shtohet kjo luftë hibride ruse, aq më shumë po i vijmë asaj Evropës së Mynihut të 1938-ës. Domethënë, lëre atë të bëjë çfarëdojë ...por ne mos na preki. Dhe të sjellim në pushtet ato forca që nuk duan t'i bëjnë luftë Rusisë. Dhe e ardhmja, kjo do jetë, kam frikë... domethënë dhe në Francë, kjo do jetë e ardhmja. Do fitojnë vetëm parti që duan apo nuk duan të ndihmojnë Ukrainën, sa më shumë shtohen këto sulme hibride. Ky është qëllimi i këtyre sulmeve, pra, sulmet hibride. E ardhmja është të sjellin në pushtet te ne, parti më reaksionare, që nuk i bëjnë luftë Rusisë. Pra, që nuk ndihmojnë Ukrainën. Kjo është e tashmja. E ardhmja është pak më e zymtë se kaq, e cila është? E ardhmja është frika që do bëhet gjithnjë e më e vërtetë: frika e përhapjes së bombës bërthamore. Të gjithë nga ajo që e shohësh këtë problem sot, aty vjen. Ato fuqinë në Evropë, që nuk duan t'i gjunjëzohen Rusisë, do kërkojnë pajisjen e tyre për t’i treguar dhëmbët me bomba bërthamore. E patë para dy javësh që Lituania kërkon bomba bërthamore amerikane ngaqë e kërcënonte keq Rusia. Nëse do të ndryshojë Lituania kushtetutën, Rusia thotë po e ndryshove të pushtoi. Lituania po ashtu thotë me bomba bërthamore franceze, Polonia po ashtu. Po Gjermania më vonë do kërkojë. Mendoni një të nesërme, dështon Trump në Iran përfundimisht. Domethënë, dështon në kuptimin që humbet zgjedhjet, midterms edhe në senat edhe në kongres, demokratët thonë okej, ndalojmë gjithçka. Irani po shkon drejt bombës bërthamore. Irani me bombë bërthamore do të thotë një kërcënim i vërtetë për Evropën.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco