Tirana dhe Elbasani kanë ndarë pikët në një barazim shumë interesant mes tyre në “Selman Stërmasin” e boshatisur për shkak të dënimit të klubit bardheblu.
Fillimi i ndeshjes ishte i vrullshëm me raste nga të dy palët, por me Elbasanin që gjeti golin falë një aksioni të Nikajt. Xhixha vendosi shpejt baraspeshën, por ishte Mazari ai i cili kaloi përsëri përpara Elbasanin që dukej shumë më kërkues në pjesën e parë.
Por në fraksionin e dytë të lojës, ishte Tirana skuadra dominuese, duke krijuar lojë e raste. Ndaj erdhi edhe goli i barazimit i Xhixhës, teksa nuk munguan raste të shumta para Aleksovskit, të cilat nuk u konkretizuan ndërsa verdheblutë u shpëtuan edhe nga shtylla.
Ndaj dueli u mbyll me shifrat 2-2 që nuk ndryshon shumë situatën e dy ekipeve në tabelën e renditjes në këtë pikë të sezonit.
© SYRI.net
VIDEO/ Atletico triumfon ndaj Realit në derbin e ndezur të Madridit
VIDEO/ Fenerbache shpartallon 8-0 kundërshtarin, Vedat Muriqi shënon 4 gola
Laporta revoltohet për kalendarin: Kjo pauzë nuk ka aspak kuptim, lojtarët po paguajnë çmiminBëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: