Dita e 113-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë (VIDEO)
20 Shtator 2026 |
19:35
Edhe këtë të diele qytetarë dhe aktivistë të shumtë kanë dalë në protestën e radhës e cila hyri në ditën e saj të 113-të.
Si çdo pasdite, pas orës 18:30, protestuesit u mblodhën fillimisht në sheshin “Skënderbej” teksa bënë thirrjet si: “Ju erdhi fundi”, “Shqipëri e re”, “Rama jep dorëheqjen”, ”Rama në burg, Berisha në burg”, etj.
Pas grumbullimit në sheshin “Skënderbej”, protestuesit marshuan drejt Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, ku u ndalën përpara godinës së Kryeministrisë ku po vijojnë me thirrjet kundër qeverisë dhe me fjalime.
Kërkesa kryesore e protestuesve mbetet dorëheqja e Kryeministrit Edi Rama dhe e qeverisë aktuale. Si çdo protestë tjetër, pas fjalimeve protestuesit pritet të marshojnë në rrugët e Tiranës.
Lajme të Sugjeruara
Rama njofton takimin me shqiptarët në Michigan
Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka njoftuar së këtë të diele do të zhvillohet një takim me shqiptarët në Michigan. Ky takim...
Vrasja e 44-vjeçarit, Hita mbërrin në Sarandë. Zhvillon mbledhje urgjente (VIDEO)
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur qytetin e Sarandës paraditen e kësaj të diele, ku 44-vjeçari Artan Murtaj është vrarë me armë zjarri në...
Zjarr i përmasave të mëdha pranë varrezave të Vlorës, flakët u afrohen banesave (VIDEO)
Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë pranë varrezave të qytetit të Vlorës. Flakët janë përhapur me shpejtësi, të favorizuara nga era, duke iu...
- 19:33 Vedat Muriqi shkëlqen me katër gola, Fenerbahçe mposht 8:0 Eyupsporin
- 19:25 Haradinaj ngjitet në majën e Rupës, valëvit flamurin e UÇK-së
- 19:12 Zhdukja e Madeleine, i dyshuari kryesor flet për herë të parë: Po shisja drogë! Policia më ndaloi 3 herë
- 18:57 Kryeministri i Katarit: Siguria rajonale ka nevojë për respektim të sovranitetit, jo për cikle përshkallëzimi
- 18:45 Partia e Merz pëson tjetër humbje
- 18:40 Karton i kuq dhe penallti, Atletico Madrid mposht 2-1 Real Madridin në derbin e kryeqytetit spanjoll