Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Aksident në aksin Peshkopi-Maqellarë, plagosen dy persona, një prej tyre niset drejt Traumës

    Zv.presidenti i KE: Shqipëria dhe Mali i Zi, në fazë të avancuar drejt anëtarësimit në BE! Zgjerimi i Unionit, domosdoshmëri për forcimin e projektit europian

    Gara për IA, Kazakistani përballet me presion për të zgjedhur mes SHBA-së dhe Kinës

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Zv.presidenti i KE: Shqipëria dhe Mali i Zi, në fazë të avancuar drejt anëtarësimit në BE! Zgjerimi i Unionit, domosdoshmëri për forcimin e projektit europian
    Botë

    Zv.presidenti i KE: Shqipëria dhe Mali i Zi, në fazë të avancuar drejt anëtarësimit në BE! Zgjerimi i Unionit, domosdoshmëri për forcimin e projektit europian

    September 20, 2026
    Zv.presidenti i KE: Shqipëria dhe Mali i Zi, në fazë të avancuar drejt anëtarësimit në BE! Zgjerimi i Unionit, domosdoshmëri për forcimin e projektit europian

    Zëvendës/presidenti i Komisionit Europian, Rafaelle Fitto, deklaroi se Shqipëria dhe Mali i Zi janë në pararojë të procesit të zgjerimit dhe më afër familjes europiane sesa vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.

    Komentet Fitto i bëri në një takim të zhvilluar në Lecce të Italisë, me tematikë “zgjerimi i Bashkimit Evropian, mundësi dhe përfitime për qytetarët, bizneset dhe territoret”.

    “Ekzistojnë programe ndërkufitare përmes të cilave punojmë në këtë drejtim. Kemi, për shembull, programin Interreg mes Pulias, Shqipërisë dhe Malit të Zi, i cili nuk është zgjedhur rastësisht, sepse Shqipëria dhe Mali i Zi ndodhen padyshim në një fazë shumë të avancuar sa u përket rezultateve të arritura për t’u anëtarësuar së shpejti në familjen evropiane”, tha mes të tjerash Fitto gjatë takimit.

    Më tej Fitto shtoi se një Evropë me 27 anëtarë nuk është më e mjaftueshme, prandaj zgjerimi është një zgjedhje e nevojshme, shkruajnë mediat e huaja.

    “Kemi 9 vende që janë të interesuara për procesin e zgjerimit, ndaj është e qartë se ky proces, në këtë rast, bëhet një element thelbësor dhe i rëndësishëm. Evropa duhet të matet në nivel global. Konkurrentët e saj janë Kina dhe Shtetet e Bashkuara në veçanti, dhe prandaj zgjerimi është një element konsolidimi dhe forcim i projektit evropian”, shtoi ai.

    Në fjalën e saj, ambasadorja e Shqipërisë në Itali, Anila Bitri tha se qëllimi i qeverisë është anëtarësimi i vendit në BE brenda vitit 2030 dhe për këtë sipas saj, ka mbështetjen e 90% të popullsisë.

    Chiara Gemma, eurodeputete e së Majtës Italiane (FdI), njoftoi një mision të afërt në Tiranë për të ndjekur procesin e negociatave.

    anëtarësimi në BE Ballkani Perëndimor Bashkimi Europian BE Europa integrimi europian Komisioni Europian Mali i Zi Mali i Zi në BE Negociatat me BE-në politika europiane procesi i integrimit projekt europian shqipëri Shqipëria në BE Zgjerimi i BE-së zgjerimi i Unionit zv.presidenti i KE-së
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Aksident në aksin Peshkopi-Maqellarë, plagosen dy persona, një prej tyre niset drejt Traumës

    September 20, 2026

    Zv.presidenti i KE: Shqipëria dhe Mali i Zi, në fazë të avancuar drejt anëtarësimit në BE! Zgjerimi i Unionit, domosdoshmëri për forcimin e projektit europian

    September 20, 2026

    Gara për IA, Kazakistani përballet me presion për të zgjedhur mes SHBA-së dhe Kinës

    September 20, 2026

    ‘Revolucioni i Flamingove’, Rama për gazetën gjermane ‘Frankfurter Allgemeine Zeitung’: Shqipëria nuk shitet!

    September 20, 2026
    Mos e humb
    Fokus September 15, 2026

    Kompania e krijuar tri ditë pas hapjes së thirrjes për grantet e startupeve fitoi 6.1 milionë lekë në fazën e rezervuar për biznese të paktën 1-vjeçare

    Pas shpalljes së listës së fituesve të “Grant 2026” kanë nisur të dalin rastet ku…

    Skema sesi IUTE zbras fitimin nga Shqipëria, që ju merr konsumatorëve me interesa mbi 30%!

    Skandal me sallamin në dyqanet Conad, thirrje konsumatorëve ta kthejnë mbrapsht

    6 milionë euro të Startup Albania: Përfituesit, qokat dhe “problematikët”

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Njohje të reja për beqarët, mundësi fitimi dhe sfida në punë, çfarë thonë yjet për ju sot

    Universi ka një surprizë për këto 3 shenja më 14 shtator

    Një ditë me surpriza në dashuri: Horoskopi për të gjitha shenjat

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.