web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Barazimi ndaj Romës, Chivu futet në histori

20 Shtator 2026, 19:48, Sport CNA

Barazimi ndaj Romës, Chivu futet në histori

Cristian Chivu arriti kuotën e 100 pikëve të grumbulluara në Serie A si trajner i Interit pas barazimit 2-2 ndaj Romës.

Trajneri rumun e ka arritur këtë shifër më shpejt se çdo trajner tjetër në historinë e klubit, duke kaluar edhe rekordin e José Mourinhos. Në 43 ndeshje në kampionat, Chivu ka regjistruar 31 fitore, 7 barazime dhe 5 humbje.

Sezonin e kaluar, ai e udhëhoqi Interin drejt titullit kampion, duke grumbulluar 87 pikë. Në pesë javët e para të këtij sezoni, zikaltërit kanë marrë edhe 13 pikë të tjera.

Barazimi në Romë tregoi aftësinë e Interit për të reaguar pasi skuadra u gjend në disavantazh. Chivu kërkon që skuadra të nisë ndeshjet me më shumë iniciativë dhe të mos presë momentin për të reaguar ndaj kundërshtarit.

Pas pesë javësh, Interi ka 13 pikë dhe ndan të njëjtën kuotë me Romën dhe Lazion, ndërsa ndeshja e radhës do të jetë ndaj Parmës.





Lajmet e fundit nga