Marshimi i qytetarëve në ditën e 113-të të protestës ka nisur nga Sheshi Skënderbej dhe ka vijuar në drejtim të Kryeministrisë. Protestuesit kanë përshkuar bulevardin duke përsëritur thirrjet kundër qeverisë dhe duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Qytetarët kanë mbërritur tashmë përballë Kryeministrisë, ku kanë nisur fjalimet dhe adresimi i mesazheve të protestës. Në qendër të tyre janë pakënaqësitë për situatën politike, ekonomike dhe sociale në vend, për të cilat protestuesit bëjnë përgjegjëse qeverinë e Edi Ramës.
Nga podiumi, qytetarët kanë ngritur akuza edhe për mënyrën se si, sipas tyre, po administrohen pasuritë dhe interesat publike, duke e akuzuar qeverinë se po e “shet Shqipërinë copa-copa” për interesa personale.
Protesta vijon me kërkesën e përsëritur për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
© SYRI.net