Humbje e rëndë për CDU-në, Merz: ‘Është një katastrofë’, por do të vijoj si kancelar

Humbje e rëndë për CDU-në, Merz: ‘Është një katastrofë’, por do të vijoj si kancelar

19:30, 20/09/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kancelari gjerman Friedrich Merz reagoi menjëherë pas rezultateve të zgjedhjeve në Berlin dhe Mecklenburg-Vorpommern, duke e cilësuar rezultatin e CDU-së në këtë të fundit si një ‘katastrofë’.

Në një deklaratë në selinë qendrore të CDU-së në Berlin, Merz tha se rezultati ‘nuk mund të zbukurohet’, por njëkohësisht bëri të qartë se nuk ka ndërmend të tërhiqet nga drejtimi i partisë apo nga posti i kancelarit.

‘Çfarë duhet bërë tani kërkon kurajë, qëndrueshmëri dhe durim. Unë do t’i kem këto si kryetar i CDU-së dhe mbi të gjitha si kancelar i vendit tonë’, deklaroi Merz.

CDU-ja pësoi një rënie të fortë në Mecklenburg-Vorpommern. Sipas projeksioneve të ARD-së, partia rezultoi me rreth 5.3%, duke rrezikuar hyrjen në parlamentin e landit. Në zgjedhjet e vitit 2021, CDU kishte marrë 13.3%.

Në Berlin, CDU-ja rezultoi me rreth 20%, ndërsa Merz vlerësoi se kandidati kryesor Stefan Evers kishte bërë një fushatë me ‘angazhim të madh’ dhe e cilësoi rezultatin si të kënaqshëm në rrethanat e krijuara.

Merz argumentoi se CDU-ja ishte ‘shtypur’ në përplasjen elektorale mes SPD-së dhe AfD-së në Mecklenburg-Vorpommern.

Megjithatë, kancelari gjerman insistoi se qeveria do të vijojë me reformat.

 ‘Ne kemi nevojë për ndryshime që kërkojnë energji. Reformat duhet të vijnë’, tha Merz, duke shtuar se ai do ta marrë përsipër këtë përgjegjësi sepse dëshiron ‘ta çojë këtë vend përpara’.

Rezultatet kanë shtuar presionin e brendshëm ndaj Merz, ndërsa ditët në vijim pritet të jenë të rëndësishme për diskutimet brenda CDU-së dhe grupit parlamentar të saj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco