Biznesmeni i ndjerë i Universitetit dhe Kolegjit Amerikan, Lulzim Ndreu, pas disa verifikimeve të thelluara, rezulton se nuk ka asnjë lidhje me shtetasin Luzim Ndreu, për të cilin mediat italiane raportuan ditët e fundit se ishte përplasur me një grup italian për tregun e kokainës në një zonë të Siçilisë.
Referuar ngjashmërisë së emrit dhe disa artikujve mediatikë evazivë të viteve të kaluara, Prapaskena raportoi sot përmes një artikulli, nisur nga shkrimi i mediave italiane, se kemi të bëjmë me të njëjtin person.
Në respekt të të vërtetës, publikut që na beson dhe familjarëve të prekur, Prapaskena e tërhoqi artikullin, pasi biznesmeni Lulëzim Ndreu jo vetëm që nuk ka lidhje me atë që mediat italiane raportojnë për përplasje në Itali, por ka ndërruar jetë dy vite më parë.
Redaksia e Prapaskenës u kërkon ndjesë familajrëve të biznesmenit Lulëzim Ndreu, i cili ka qenë bashkëpronar i disa institucioneve arsimore private në Tiranë.