Lajmi i fundit

LIVE-113 ditë protestë/ Qytetarët para Kryeministrisë, kërkojnë dorëheqjen e Ramës

VIDEO/ Juventusi rikthehet te fitorja, Zhegrova protagonist në suksesin ndaj Atalantës

VIDEO/ Juventusi rikthehet te fitorja, Zhegrova protagonist në suksesin ndaj Atalantës

20:11, 20/09/2026

Juventusi është rikthyer te fitorja në Serie A, duke mposhtur Atalantën me rezultatin 2-0 në një ndeshje ku skuadra e Luciano Spallettit tregoi efikasitet dhe siguri në repartin difensiv.

“Zonja e Vjetër” e zhbllokoi rezultatin në minutën e 28-të. Francisco Conceicao reagoi shpejt brenda zonës dhe me një goditje të parë e dërgoi topin në këndin e poshtëm të djathtë, duke i dhënë Juventusit epërsinë 1-0.

https://streamain.com/en/mFwzWHZjVGMLejv/watch

Atalanta tentoi të reagonte, por nuk arriti të gjente golin e barazimit.

Jonathan Rowe rrezikoi në fillim të pjesës së dytë, ndërsa Thomas Kristensen pati një mundësi të mirë me kokë, por mbrojtja e Juventusit arriti të rezistojë.

Në këtë ndeshje pati minuta edhe për Edon Zhegrovën, i cili u aktivizua në minutën e 72-të në vend të Francisco Conceicaos.

Goli i qetësisë për Juventusin erdhi në minutën e 77-të. Pas një goditjeje nga këndi që e harkoi Zhegrova, ishte Bremer që u ngrit më lart se të gjithë në zonë dhe me një goditje të fuqishme me kokë e dërgoi topin në rrjetë për 2-0.

https://streamain.com/en/wDv3r5RbIVkQVF9/watch

Juventusi e menaxhoi avantazhin deri në fund, pavarësisht përpjekjeve të Atalantës.

Randal Kolo Muani pati një rast në minutat e fundit, por goditja e tij u ndal nga Marco Carnesecchi.

Me këtë fitore, Juventusi rikthehet në rrugën e suksesit dhe shkon në 10 pikë, duke u pozicionuar në pjesën e sipërme të tabelës së Serie A.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco