Dita e 113-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdhi fundi!
Dita e 113-të e protestës/ Aktorja Egla Ceno: Kush është shqiptar e di vet ku duhet të jetë! 20 Shtator, 15:...
Dita e 113-të e protestës/ Aktorja Egla Ceno: Kush është shqiptar e di vet ku duhet të jetë! 20 Shtator, 15:...
FOTO/ Kush është Artan Myrtaj që u ekzekutua ditën e sotme në qendër të Sarandës 20 Shtator, 10:32 ...
112 ditë protestë, nis grumbullimi i qytetarëve në shesh, kërkojnë largimin e Ramës 19 Shtator, 19:11 ...
"Është mik i ngushtë me kreun e SPAK"/ Berisha: Demo është i gatuar me bandat me të rrezikshme të vendit 19 ...
Në ndeshjen përmbyllëse të javës së pestë në Abissnet Superiore, Egnatia fitoi 2-1 ndaj Partizanit.

RROGOZHINE - Sfida “Arena Egnatia” në Rrogozhinë, e fundit për javën e pestë të Abissnet Superiores, u zhbllokua në minutën e 31-të, ku Karim Loukili shënoi me një goditje të bukur nga jashtë zonës së rreptësisë për kampionët e Nevil Dedes.
Në fund të pjesës së parë, Egnatia gjen edhe golin e dytë me Montenegro, por që anullohet për faull gjatë aksionit. Pjesa e parë mbyllet 1-0 për rrogozhinasit.
Pjesa e dytë ishte shumë herë më e bukur se e para. Në minutën e 71-të, Alessandro Albanese tregon gjithë klasin e tij duke gjetur golin me një goditje perfekte në kufijtë e zonës së rreptësisë, pas kombinimit të përkryer me Daniel Adjessan e futur në fushë pas pushimit.
Në minutën e 73-të, Partizani rihap takimit, pas golit të shënuar nga Valentino Murataj. Tjetër gol nga distanca, por që topi përfundoi në rrjetë këtë herë, falë edhe devijimit të Eljon Sotës.
Në minutat e fundit, rrogozhinasit gjetën sërish golin me Ildi Grudën, por që u anullua për pozicion jashtë loje. Rezultati final 2-1 për rrogozhinasit.
Pas kësaj fitoreje, Egnatia ngjitet në vendin e dytë me 12 pikë, njësoj sa Dinamo e vendit të tretë, por një pikë më pak se Teuta kryesuese. Partizani mbetet në vendin e shtatë me 4 pikë.
B.T (Dosja.al)
TIRANE - Tirana-Elbasani, ndeshja e parafundit e javës së pestë në Abissnet Superiore është mbyllur në barazim 2-2. Në...
FRANCE - Presidenti nga Katari i Paris Saint-Germain, Nasser Al Khelaifi, është nën hetim në Francë për konflikte të dyshua...
GJERMANI - Niko Kovac e mësoi humbjen e jetës së Peter Hermann - asistentit të tij te Bayern Munich dhe ish-asistentit të Jupp Heynck...
ZVICER - Hetimi ka të bëjë me certifikata të dyshuara si të falsifikuara të vaksinimit kundër COVID-19, siç konfirmo...
ANGLI - JJ Gabriel, 15 vjeç, ka tërhequr vëmendje të konsiderueshme, pasi i kërkoi Manchester United të ndërpresë re...
SPANJE - Raphinha është bërë lojtari më me ndikim i momentit. Për Barçën, për La Ligën, për Evrop&eum...
FRANCE - Franck Haise nuk bëri asnjë përpjekje për t'u fshehur pas humbjes së rëndë të Stade Rennais në Lyon (4-0...
SPANJE - Prania e Dominik Livakoviç, në portën e Barçës ishte befasi. Gardiani i kombëtares kroate me katalanasit në fi...
JJ Gabriel në Old Trafford kur mori çmimin Lojtari i Ri i Vitit 2025/26 ANGLI - Joseph Júnior Andreou Gabriel, i njohur më mirë...
FRANCE - Përzgjedhja e parë e Zinedine Zidane si trajner i Francës përfshinte një surprizë në portë. Ndërsa Brice...