LIVE UPDATES
Politike

Protestat kundër qeverisë/ Rama për gazetën gjermane: Nuk mund të flitet për një “shitje” të Shqipërisë, protestat janë pjesë e demokracisë

Në artikull theksohet se protestuesit akuzojnë qeverinë për korrupsion dhe kërkojnë zgjerimin e zonave të mbrojtura, fundin e favorizimit të investitorëve të mëdhenj dhe zgjedhje të reja demokratike.

20 Shtator 2026, 20:43 Nga E.d
Protestat kundër qeverisë/ Rama për gazetën gjermane: Nuk
Edi Rama

TIRANA- Gazeta Gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung” i ka kushtuar një artikull protestave qytetare në Tiranë, e cila njihet ndryshe si "Revolucioni i Flamingove". Gazeta shkruan se prej më shumë se njëqind ditësh protestuesit mblidhen çdo mbrëmje, ku kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Në artikull theksohet se protestuesit akuzojnë qeverinë për korrupsion dhe kërkojnë zgjerimin e zonave të mbrojtura, fundin e favorizimit të investitorëve të mëdhenj dhe zgjedhje të reja demokratike.

Nga ana tjetër gazeta shkruan se kryeministri Rama nuk beson se vendi ndodhet në një pikë kthese, e aq më pak në një pikë thyerjeje. Sipas tij, është shenjë pozitive kur njerëzit dalin në rrugë për biodiversitetin, për mbrojtjen e mjedisit dhe për çështje të tjera. 

Sa i përket shkakut të drejtpërdrejtë të protestave, Rama thotë se kontakti i parë me Jared Kushner dhe Ivanka Trump për një investim në Zvërnec dhe në ishullin e Sazanit kishte ndodhur në një kohë kur Donald Trump nuk ishte ende sërish president. Gjatë prononcimit për gazetën gjermane Rama shprehet se nuk mund të flitet për një “shitje” të Shqipërisë. Kjo duke theksuar se ishulli i Sazanit vazhdon të jetë pronë e shtetit shqiptar dhe do të mbetet i tillë.

Artikulli i plotë nga Matthias Rüb në “Frankfurter Allgemeine Zeitung”

Prej më shumë se njëqind ditësh ata mblidhen çdo mbrëmje. Rreth orës 19:00 njerëzit grumbullohen në zemër të Tiranës dhe ecin përgjatë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”. Afërsisht në gjysmën e rrugës ndodhet zyra e kryeministrit, për të cilin kërkojnë dorëheqjen. 

Pikërisht aty protesta bëhet më e zhurmshme. Hera herës, para godinës ka përplasje me efektivët e policisë dhe arrestime, por shumicën e kohës situata mbetet paqësore.

Kështu ndodh mbrëmje pas mbrëmjeje. Gjatë ditëve të javës, protestuesit janë dukshëm më të shumtë në numër sesa në fundjavë, kohë kur edhe protestuesit më këmbëngulës zgjedhin ndonjëherë detin, në vend që të qëndrojnë gjithmonë në rrugët e Tiranës. Këto të fundit mbushen nga të rinjtë që dalin për të festuar. Ata festojnë të paktën po aq zhurmshëm dhe gjatë sa protestuesit demonstrojnë. Janë dy botë paralele që duket sikur nuk priten me njëra-tjetrën.

I vetëshpalluri “Revolucion i Flamingove” në Shqipëri, deri tani nuk është shndërruar në një lëvizje masive. Megjithatë, ka treguar këmbëngulje. Të njëjtën gjë po bën edhe kreu i qeverisë Edi Rama. Ai është në pushtet që prej vitit 2013 dhe është i vendosur të qëndrojë deri në fund të legjislaturës në vitin 2029. 

Cila palë do t’ia dalë të rezistojë deri në fund?

Protestat në kryeqytetin shqiptar nisën në fund të majit. Shkak u bë ndërhyrja e ashpër e punonjësve të një kompanie private sigurie pranë një gardhi kantieri. Gardhi ishte ngritur në skajin verior të gadishullit të Zvërnecit, ku do të nisnin punimet paraprake për një projekt turistik luksoz. Kundër projektit, që po shtyhet përpara nga kompania e investimeve Affinity Partners e Jared Kushnerit, dhëndrit të Donald Trumpit, kishin protestuar në vend disa qindra persona. 

Gjatë protestës pati përplasje pranë gardhit. Rojet tërhoqën zvarrë disa protestues mbi zhavorr për t’i larguar nga gardhi i kantierit. Pamjet e regjistruara me celular të ndërhyrjes, ku askush nuk u lëndua rëndë, u bënë virale.

Por si mundi një incident relativisht i parëndësishëm të shndërrohej në një lëvizje proteste kombëtare, që madje e quan veten revolucion? 

Kjo lidhet edhe me flamingot, të cilët lëvizja i ka zgjedhur si simbolin simpatik të ndryshimit që synon. Ambientalistët druhen se kolonitë e flamingove rozë dhe të shpendëve të tjerë shtegtarë mund të rrezikohen nga bumi turistik në jug të Shqipërisë - veçanërisht nga resortet luksoze të planifikuara nga investitorët arabë dhe nga Katari të lidhur me grupin e Kushnerit. Habitati i flamingos rozë është pikërisht Laguna e Nartës, një zonë e mbrojtur pranë Zvërnecit.

‘Lëvizja e Flamingove’ e akuzon qeverinë për korrupsion dhe kërkon zgjerimin e zonave të mbrojtura, fundin e favorizimit të investitorëve të mëdhenj dhe zgjedhje të reja demokratike.

Fillimisht Rama, i cili drejton Partinë Socialiste që prej vitit 2005 dhe qeverinë që prej vitit 2013, u përpoq t’i linte protestat të vetëkonsumoheshin. Protestuesve u tha se nuk mund të shfaqeshin një ditë të bukur dhe të rrëzonin nga detyra kryeministrin e zgjedhur dhe qeverinë e tij. 

“Kështu nuk funksionon. Duhet të prisni deri në zgjedhjet e ardhshme.” Ishte një argument i vështirë për t’u hedhur poshtë. Në zgjedhjet parlamentare të majit 2025, Rama dhe socialistët e tij kishin fituar më shumë se 52 % të votave. Ishte fitorja e katërt radhazi e socialistëve në zgjedhje, ndërsa Rama dhe partia e tij kishin rritur vazhdimisht përqindjen e votave.

Megjithatë, pikërisht pasi kishte marrë mandatin më të fortë nga zgjedhësit, Rama u përball papritur me kërcënimin më serioz ndaj pushtetit të tij. Pak më pak se dy muaj pas nisjes së protestave, ai ndryshoi taktikë. Në vend që t’u tregonte më tej “grushtin” protestuesve nëpërmjet retorikës, tani po përpiqet t’u rrahë shpatullat. Protestat, thotë tani, janë shenjë e vitalitetit dhe stabilitetit të demokracisë shqiptare. Ai bën dallimin mes atyre që paraqesin kërkesa legjitime dhe duhen dëgjuar, dhe atyre që, sipas tij, po përdoren nga kundërshtarët e tij brenda dhe jashtë vendit për qëllime politike.

Në një fjalim të fortë para grupit parlamentar të socialistëve në fund të korrikut, Rama paraqiti strategjinë e re të qeverisë. Ai foli për një krizë të thellë të besimit publik. Përpara figurave të partisë së tij, të mësuara me fitore elektorale, Rama u ankua për “paradoksin e suksesit”: sa më shumë zhvillohet dhe begatohet një shoqëri, aq më pak ajo gjykon atë që është arritur dhe funksionon, dhe aq më shumë përqendrohet te ajo që mungon dhe nuk funksionon.

Shoqëritë e varfra, tha ai, janë më tolerante ndaj mangësive, sepse mbizotëron mendësia se “mund të ishte edhe më keq”. Shqipëria, sipas Ramës, e ka lënë pas këtë fazë dhe ka hyrë në një tjetër, ku mbizotëron ideja se “mund të ishte edhe më mirë”.

Prandaj, sipas tij, tani nevojitet një “shtet përkujdesës”, që të dëgjojë dhe marrë seriozisht përvojat e qytetarëve, të përmirësojë cilësinë e shërbimeve dhe investimeve dhe në këtë mënyrë të forcojë besimin e qytetarëve te shteti.

Fjalimi i Ramës u prit, pozitivisht nga deputetët dhe funksionarët e Partisë Socialiste. Përfaqësuesit e Lëvizjes së Flamingove e hodhën poshtë si një manovër retorike për të shmangur vëmendjen nga problemet themelore: korrupsioni, mungesa e transparencës dhe shkatërrimi i mjedisit.

Sali Berisha, kreu i opozitës konservatore nga Partia Demokratike, hodhi dyshimin se Rama kishte përdorur inteligjencën artificiale për të hartuar dokumentin 40-faqësh, të cilin e cilësoi pa përmbajtje dhe të shkruar keq.

Vetë Rama nuk të jep përshtypjen se ndihet i vënë në mbrojtje nga “Revolucioni i Flamingove”. Ai të pret në zyrën e tij në Kryeministri. Atletet e bardha i ka poshtë tavolinës. Me pantallonat e gjera të zeza, pulovrën e zezë dhe me çorape të zeza. Në një varëse rrobash varen fanella basketbolli që ish-lojtari i kombëtares shqiptare i ka marrë dhuratë. Dollapët dhe raftet janë të mbushura me objekte të ndryshme arti.

Rama nuk beson se vendi ndodhet në një pikë kthese, e aq më pak në një pikë thyerjeje. “Por pa dyshim është një provë besimi.” Ai thotë se përpiqet ta shohë gotën njëkohësisht gjysmë plot dhe gjysmë bosh. 

“Nëse dikush tjetër e sheh gotën gjysmë bosh, është në rregull. Ai sheh më pak atë që kemi arritur dhe kërkon më shumë. Ndërsa ai që e sheh gotën gjysmë plot, sheh pikërisht atë që kemi arritur.”

Në parim, sipas tij, është shenjë pozitive kur njerëzit dalin në rrugë - për biodiversitetin, për mbrojtjen e mjedisit dhe për çështje të tjera.

“Për mua është një sfidë. Por kjo është diçka e mirë. Gjatë gjithë jetës sime politike gjërat nuk kanë shkuar kurrë vërtet mirë kur nuk jam sfiduar. Zakonisht jam më i mirë kur sfidohem. A do të jem më i mirë edhe këtë herë? Shpresoj. Nuk e di. Koha do ta tregojë. E ardhmja do ta dëshmojë.”

Sa i përket shkakut të drejtpërdrejtë të protestave në rivierën shqiptare, Rama kujton se kontakti i parë me Jared Kushner dhe Ivanka Trump për një investim të mundshëm në Zvërnec dhe në ishullin e Sazanit kishte ndodhur në një kohë kur Donald Trump nuk ishte ende sërish president.

“Jeta e Trumpit në atë kohë lëkundej mes burgut dhe Shtëpisë së Bardhë.”

Rama këmbëngul se fakti që, si kryeministër shqiptar, promovon investimet e huaja direkte në vendin e tij, veçanërisht në sektorin kyç të turizmit, nuk e bën atë një vegël të Trumpit.

Dhe perspektiva e më shumë se katër miliardë eurove investime në projektet e planifikuara nga Kushner dhe partnerët e tij, thotë Rama, nuk është diçka që ai si kryeministër mund ta refuzojë thjesht, nëse mendon për interesin e vendit.

Megjithatë, sipas tij, nuk mund të flitet për një “shitje” të Shqipërisë. Ishulli i Sazanit vazhdon të jetë pronë e shtetit shqiptar dhe do të mbetet i tillë. Ende nuk është arritur asnjë marrëveshje për zhvillimin e mundshëm të ish-zonës së mbyllur ushtarake nga investitorë privatë në një resort luksoz.

Në qershor, protestat sollën një ngadalësim të vogël në rritjen e turizmit shqiptar. Tani kjo duket se është kapërcyer. Këtë vit Shqipëria pritet të regjistrojë 14 deri në 15 milionë vizitorë, krahasuar me rreth 12.5 milionë një vit më parë./Dosja.al

Protestat kundër qeverisë/ Rama për gazetën gjermane: Nuk

edi rama protesta gazeta

Sondazh

Poll

Aktivistja Arvina Lleshi: Deputetët do votojnë projektligjet antishqiptare, Shqipëria...

Aktivistja Arvina Lleshi: Deputetët do votojnë projektligjet antishqiptare, Shqipëria...

“Parlamenti nuk na përfaqëson”/ Qytetarja nga protesta: Shqiptarët duan ndryshim

“Të zhbëhen ndryshimet kushtetuese të vitit 2008”/ Aktivisti: Duhet zgjidhje reale...

Protesta kundër qeverisë/ Nis marshimi drejt Kryeministrisë

“Jo në emrin tim”/ Diaspora shqiptare në Austri proteston kundër dënimit të 4 ish-krerëve të UÇK-së

Përfshihet nga flakët një automjet në Gjirokastër, policia nis hetimin

Bie zjarr në vendgrumbullimin e mbeturinave në Fushë-Krujë, tymi përhapet drejt Kamzës e Mamurrasit

Zjarr pranë fshatit 'Arshi Lengo' në Gjirokastër, flakët u afrohen banesave

Zjarr i përmasave të mëdha në Babicë të Vlorës, digjen dhjetëra ullinj shekullorë

Falsifikim dokumentash dhe përfitim i paligjshëm i pronave, arrestohet ish-drejtori i Kadastrës Fier

Vrasja në Sarandë/ Nëna sheh të birin e pajetë dhe shpërthen në lot: O djali i nënës

Vrasja në Sarandë, momenti kur kalimtari i plagosur futet në ambulancë

Vrasje me armë zjarri në qendër të Sarandës, PAMJET nga vendgjarja

Akuzat për falsifikim të dokumenteve, tjetër masë për ish-drejtorin e Kadastrës Fier e dy të tjerë

Berisha: Ministrja e re e Shëndetësisë është thjesht një kukull në duart e zeza të Surrelit

"Është mik i ngushtë me kreun e SPAK"/ Berisha: Demo është i gatuar me bandat me të rrezikshme

Vendimet e Gjykatës Speciale/ Berisha: Asgjë nuk e nxin luftën Çlirimtare të Kosovës

Berisha zbulon angazhimin e diasporës: Janë të gatshëm për të mbështetur përpjekjet e opozitës

I moshuari godet me thikë gruan, humb jetën në spital. Shoqërohet dhëndëri i tyre në Polici

Berisha: Bajram Begaj ka plaçkitur prona dhe i ka ndarë me Ramën, atë e kap gjyqi ushtarak

Prishtina proteston për vendimin e Hagës, djali i Thaçit e Veselit mes protestuesve

Dita e 111-të e protestës/ Mbyllen fjalimet, nis marshimi i qytetarëve në rrugët e Tiranës

Protesta në Tiranë/ Nis marshimi drejt Kryeministrisë, thirrje: Jepe dorëheqjen

Rama: Euro e dobët, duhet reflektim te çmimet

Zjarr në sektorin Rinia në Durrës, banorët dhe zjarrfikësit në luftë me flakët

Rama takime me furnitorë: Po fitoni më shumë se ç’e mban zakoni i mirë

Djali i Jakup Krasniqit: Nuk dorëzohemi, ajo që ndodhi në Hagë prek sakrificën e çdo dëshmori

Djali i Kadri Veselit: Nuk e kemi humbur besimin te bota perëndimore dhe drejtësia e tyre

Përfshihet nga flakët një automjet në një parkim nëntokësor në Fier, policia nis hetimet

Shkuan në Hagë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, 50 veteranët mbërrijnë në Portin e Durrësit

Ndizen tensionet në Prishtinë para protestës/ Policia kërkon dokumentet e identifikimit të...

Pagat e magjistratëve/ Rama: Gjykata Kushtetuese nuk i dikton Kuvendit si të votojë

Rama për pagat e magjistratëve: Askush nuk mund t’i diktojë Kuvendit kur të mblidhet

Rama: Lëvizjet e koordinuara mes shoqatave dhe gjyqësorit dëmtojnë Republikën e Shqipërisë

"SPAK dhe GJKKO janë dy suksese të reformës në drejtësi"/ Rama: KLP dhe KLGJ kanë falimentuar

Rama për opozitën: Të të përzënë nga protesta quhet “amanet mushkat, se kuajt ikën”

“Çështja Becchetti”/ Rama: E ka fituar arbitrazhin por do marrë zero lekë nga shteti shqiptar

Pagat e magjistratëve/ Rama: Të kërkosh rritje sa herë rriten pagat e të tjerëve është lajthitje

Rama për Gjykatën Kushtetuese: Detyra jote është të mos na lejosh ta ngremë dorën gabim...

Protesta e 110-të kundër qeverisë/ Qytetarët rrethojnë komisariatin nr.1, thirrje: Lironi çunat

Bardhi:Kompania që u kap me41kilogramë kokainë, përfitojë nga Qeveria1milion euro nga fondet e IPARD

Diskutimet për pagat e magjistratëve, kryeministri Edi Rama i bashkohet seancës në Kuvend

Marshim i protestuesve/ Policia bllokon hyrjet që të çojnë drejt Kuvendit

Tensione në Kuvend/ Balla- Muçit: E ke ndarë mandatin përgjysmë me Qorin

Dita e 110-të e protestës/ Nis marshimi i protestuesve në rrugët e Tiranës

U përplas me protestuesit, Luarasi: Në 730 komente kërkohej pushkatimi ose varja në litar

“Ne nga fshati jemi akoma te parmenda, ju po na çoni te IA"/ Korreshi ironizon qeverinë

Protesta qytetare në Tiranë/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë, thirrje

“E qepi gojën”! Berisha për Ramën pas vendimit të Hagës: I futi thikën pas shpine Kosovës

“KAYO skandal i paparë”/ Berisha: Bëhet trafik armësh, e shëmtuar për një vend të NATO-s