Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Fundjava “paralizon” Lezhë-Milot, trafik i rënduar dhe radhë të mëdha automjetesh

Shkruar nga Newsbomb
Fundjava “paralizon” Lezhë-Milot, trafik i rënduar dhe
Foto ilustruese

Në një segmentet më të rëndësishëm në vendin tonë, aksi rrugor Lezhë-Milot, mbrëmjen e kësaj të diele është përfshirë nga një trafik i rënduar, me një numër të madh automjetesh që lëvizin në të dyja drejtimet.

Mësohet se shkak i këtij trafiku, është fluksi i lartë i mjeteve është shtuar pas kthimit të pushuesve nga plazhet e Shëngjinit dhe Tales, pas një fundjave me mot të favorshëm dhe temperatura të larta.

Qarkullimi i dendur ka sjellë krijimin e radhëve të gjata të automjeteve, ndërsa lëvizja në këtë segment rrugor vijon me vështirësi për drejtuesit e mjeteve.

Ata po përballen me vonesa të konsiderueshme, teksa trafiku në aksin Lezhë-Milot vijon prej disa orësh.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese