AKTUALITET /

Një ditë shi dhe s’është më”, qytetari parashikoi shembjen e urës. 10 ditë më pas zhduket investimi 41 mln lekë

Për ndërtimin e urës, Bashkia Klos kishte shpallur fituese kompaninë BAJRAMI N SHPK, me ofertë 3,486,116 lekë pa TVSH

Shkruar nga Versus

Një ditë shi dhe s’është më”, qytetari

Një urë e re e ndërtuar në fshatin Ketë të Klosit është shembur vetëm 10 ditë pas inaugurimit, pas reshjeve të shiut.

Më 10 shtator, kryebashkiakja e Klosit, Valbona Kola, kishte prezantuar investimin si “infrastrukturë më të sigurt dhe më funksionale” për banorët e zonës.

Por më 20 shtator, pas reshjeve, banorët kanë dërgua pamje ku ura shfaqet e shembur.

Ajo që e bën edhe më të pazakontë situatën është një koment i bërë nga një qytetar në postimin e Bashkisë Klos, menjëherë pas prezantimit të urës.

“Seriozisht e kanë me këtë urë këta. Kjo urë me një ditë shi furtunë të nesërmen, s’është më”, shkruante qytetari.

Dhe vetëm 10 ditë më vonë, parashikimi i tij rezultoi i vërtetë.

Për ndërtimin e urës, Bashkia Klos kishte shpallur fituese kompaninë BAJRAMI N SHPK, me ofertë 3,486,116 lekë pa TVSH. Me TVSH, vlera e investimit arrin në rreth 4.18 milionë lekë, ose mbi 41 milionë lekë të vjetra.

Ndërkohë, postimi i inaugurimit në Facebook nuk rezulton më i disponueshëm, ndërsa në Instagram postimi dhe komentet e qytetarëve vijojnë të jenë të aksesueshme./Versus.al

 
 
Tags:

klos

Poll