Një flamur i madh kuqezi është hapur mbrëmjen e sotme në qendër të Prishtinës në kuadër të protestave që po mbahen kundër vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë për ish-krerët e UÇK-së.
Qytetarë të shumtë u mblodhën në sheshin kryesor të kryeqytetit dhe shumë prej tyre mbajtën flamurin me përmasa gjigante.
Pamjet tregojnë flamurin në mes të turmës. Rreth tij qëndronin protestues me flamuj të tjerë dhe pankarta në duar. Protesta u organizua pas aktgjykimit të Gjykatës Speciale ndaj ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Policia e Kosovës tha se ka marrë masa për rendin. Ajo njoftoi se ka angazhuar forca shtesë për sigurinë dhe menaxhimin e trafikut në kryeqytet.
Sondazh
Poll
