AKTUALITET /

VIDEO/ Mbahet protesta e 5-të në Prishtinë kundër vendimit të Hagës, qytetarët valëvisin flamurin gjigand të UÇK-së

Protesta të ngjashme janë zhvilluar edhe në qytete të tjera dhe në diaspor

Shkruar nga Versus

VIDEO/ Mbahet protesta e 5-të në Prishtinë kundër vendimit

Për të pestën natë radhazi, qytetarët janë mbledhur në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë për të protestuar kundër aktgjykimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Në nisje të protestës është shpalosur një flamur i madh kombëtar me emblemën e UÇK-së, ndërsa në shesh janë dëgjuar këngë folklorike dhe thirrje në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së.

Protestat me moton “Jo në emrin tim” kanë nisur pas vendimit të 16 shtatorit, kur Gjykata Speciale dënoi Hashim Thaçin, Jakup Krasniqin, Kadri Veselin dhe Rexhep Selimin me 25, 25, 18 dhe 13 vjet burgim, respektivisht.

Protestuesit kundërshtojnë aktgjykimin dhe kanë kërkuar vazhdimin e reagimeve në mënyrë paqësore. Në protestat e ditëve të mëparshme janë kërkuar edhe ndryshime në Ligjin për Gjykatën Speciale dhe mbrojtje për ish-pjesëtarët e UÇK-së.

Tubimet në Prishtinë kanë vijuar çdo mbrëmje që prej shpalljes së aktgjykimit, ndërsa protesta të ngjashme janë zhvilluar edhe në qytete të tjera dhe në diasporë./Versus.al

 

Poll