Dita e 113-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdhi fundi!
Dita e 113-të e protestës/ Aktorja Egla Ceno: Kush është shqiptar e di vet ku duhet të jetë! 20 Shtator, 15:...
Dita e 113-të e protestës/ Aktorja Egla Ceno: Kush është shqiptar e di vet ku duhet të jetë! 20 Shtator, 15:...
FOTO/ Kush është Artan Myrtaj që u ekzekutua ditën e sotme në qendër të Sarandës 20 Shtator, 10:32 ...
112 ditë protestë, nis grumbullimi i qytetarëve në shesh, kërkojnë largimin e Ramës 19 Shtator, 19:11 ...
"Është mik i ngushtë me kreun e SPAK"/ Berisha: Demo është i gatuar me bandat me të rrezikshme të vendit 19 ...
Një nga detajet e rëndësishme të hetimit është se grupi nuk pati kohë të kryente grabitjen.
ITALI- Roberto Mollo, 35-vjeçarit italian i cili gjatë natës qëlloi me armë një grup personash që kishin hyrë në pronën e tij në Baldissero d’Alba, në provincën e Cuneos ka deklaruar se është i dëshpëruar. Ai qëlloi për vdekje një 36-vjeçar me origjinë shqiptare, i cili u godit nga plumbi dhe ndërroi jetë.
Mediat italiane shkruajnë se Mollo ndodhej në pjesën e banueshme të shtëpisë së familjes, e cila është në rikonstruksion, kur dëgjoi zhurma gjatë natës. Ai mori pistoletën që e posedonte në mënyrë të ligjshme dhe doli për të kontrolluar situatën.
Përballë tij ndodhej një grup prej të paktën 4-5 personash. 35-vjeçari qëlloi disa herë në errësirë, duke goditur njërin prej tyre. Pjesëtarët e tjerë u larguan me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Një nga detajet e rëndësishme të hetimit është se grupi nuk pati kohë të kryente grabitjen.
Në pronën që Mollo po rikonstruktonte kishte materiale ndërtimi, vegla pune dhe materiale të tjera të grumbulluara jashtë objektit. Sipas hetuesve, këto dyshohet se ishin objektivi i grupit.
Megjithatë, nga kontrolli i kryer pas ngjarjes nuk rezulton të jetë marrë asnjë send. Grabitësit u larguan pa arritur të përfundonin vjedhjen. Pas ngjarjes, Mollo ka përfunduar në qendër të hetimit të Prokurorisë së Astit. Ai ka deklaruar se është i dëshpëruar për atë që ndodhi.
Pistoleta ishte e regjistruar dhe mbahej në mënyrë të ligjshme, ndërsa autoritetet po verifikojnë rrethanat në të cilat ajo është përdorur në pronën që ishte në rikonstruksion.
Pas të shtënave, vetë 35-vjeçari ka telefonuar policinë dhe shërbimet e emergjencës. Ekipet mjekësore tentuan të shpëtonin 36-vjeçarin, por ai nuk mundi të mbijetonte.
Ndërkohë, autoritetet policore po kërkojnë personat e tjerë të grupit, të cilët u larguan nga zona. Hetuesit po verifikojnë gjithashtu nëse pas largimit në këmbë ata kanë përdorur një automjet.
Mollo, i cili më parë ka punuar si hidraulik, përshkruhet nga banorët e zonës si një person i qetë dhe i përkushtuar ndaj punës. Ai jeton me nënën e tij, rreth 200 metra larg banesës së familjes që po rikonstruktonte./Dosja.al
Personat e përfshirë në konflikt ITALI- Një përplasje mes grupeve kriminale për kontrollin e trafikut të drogë...
Pamje TIRANA- Protestuesit kanë mbyllur fjalimet para Kryeministrisë. Nën thirrjet "Ju erdhi fundi", ata kanë nisur marshimin n&eu...
Arvina Lleshi TIRANA- Aktivistja Arvina Lleshi ishte një nga folëset në protestën e ditës së sotme. Gjatë fjal...
Pamje TIRANA- Një qytetare u ka bërë thirrje bizneseve të mbyllin qepenat dhe të dalin në protestë. Gjatë fjal...
Florjan Myftari TIRANA- Qytetarët kanë nisur fjalimet para Kryeministrisë, ndërsa i pari që ka marrë fjalën ësht&eu...
Lush Susaj TIRANA- Qytetarët kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë, ku dhe do të zhvillojnë fjalimet e tyre. Gjatë nj&eum...
Pamje TIRANA- Qytetarët kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë, ku dhe pritet që të zhvillojnë fjalimet e tyre. Pjesë...
Pamje TIRANA- Protestuesit janë mbledhur sot në ditën e 113-të të protestës për largimin e Kryeministrit Edi R...
Pamje TIRANA- Qytetarët kanë nisur grumbullimin në sheshin ku mblidhen çdo ditë, për të nisur më pas marshim...
Foto ilustruse TIRANA- Protesta e qytetarëve shqiptarë, të cilët protestojnë prej më shumë se tre muajsh kundër qev...