Ledri Vula i bashkohet protestës për UÇK në Prishtinë: Kjo rini në shesh është falënderimi për luftëtarët

20 Shtator 2026 | 22:09

Këngëtari Ledri Vula iu është bashkuar protestës së mbajtur mbrëmjen e së dielës në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, kundër aktgjykimit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së.

Duke iu drejtuar qytetarëve të mbledhur në shesh, Vula tha se këtë herë nuk po fliste në cilësinë e artistit, por si një person që e kishte përjetuar luftën në Kosovë.

“Sot nuk po ju flas si një artist, por po ju flas si një fëmi që e ka përjetuar këtë luftë në Kosovë”, tha Vula.

Këngëtari u ndal veçanërisht te pjesëmarrja e të rinjve në protestë, duke theksuar se shumë prej tyre nuk kishin lindur ende në kohën e luftës.

“Sot, kur shoh shumë rini, besoj që shumica prej jush as nuk keni qenë të lindur kur ka ndodhur lufta në Kosovë. E marr si një lloj falënderimi për luftën që e kanë bërë këta njerëz, që sot, padrejtësisht, janë dënuar”, u shpreh ai.

Në përfundim të fjalës së tij, Ledri Vula falënderoi pjesëmarrësit për mbështetjen, ndërsa iu bashkua thirrjeve “UÇK, UÇK, UÇK”.

Në tubim morën pjesë qytetarë të shumtë në kundërshtim të vendimit të Gjykatës Speciale.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Tragjedi,” Lita: Të kërkosh zhbërjen e Gjykatës së Hagës mund të përdoret dhe t’i prishë punë Kosovës

Analisti Lavdrim Lita i ftuar këtë të diele në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me thirrjet që janë bërë...
21:03 | 20/09/2026

Protestë në Prishtinë, qytetarët valëvisin flamurin gjigand të UÇK-së (VIDEO)

Mijëra qytetarë janë mbledhur edhe mbrëmjen e kësaj të diele në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë në shenjë proteste ndaj vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë...
20:26 | 20/09/2026

Osmani në New York, takon djalin e Trumpit

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, po qëndron në New York për takime në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, paralelisht me kryeministrin Albin Kurti....
20:17 | 20/09/2026