Amedspor ka marrë një fitore spektakolare 3-2 ndaj Besiktasit në Superligën e Turqisë, duke konfirmuar startin fantastik të sezonit.
Skuadra e drejtuar nga Besnik Hasi tashmë është ngjitur në krye të renditjes me 13 pikë pas gjashtë javësh.
Amedspor e nisi furishëm takimin dhe zhbllokoi rezultatin në minutën e 13-të me Gift Orban.
Vetëm në minutën e 22-të, Dia Saba dyfishoi avantazhin me një goditje të saktë brenda zonës.
Besiktasi reagoi pas pushimit dhe në minutën e 55-të Dusan Vlahovic shënoi për 2-1.
Por Amedspor nuk u tremb dhe vetëm katër minuta më vonë riktheu avantazhin e dyfishtë.
Furkan Soyalp përfitoi nga një gabim i mbrojtjes kundërshtare dhe realizoi për 3-1.
Në minutën e 84-t, Amedspor mbeti me dhjetë lojtarë pas kartonit të kuq për Amadou Cisse.
Besiktasi shtoi presionin dhe në minutën e 90+8-të Orkun Kokçu shënoi nga pika e bardhë për 3-2.
Megjithatë, Amedspor rezistoi deri në fund dhe siguroi tri pikë me peshë të madhe.
Në këtë sukses luajtën gjatë gjithë ndeshjes edhe shqiptarët Lumbardh Dellova dhe Ermal Krasniqi.
Ndërkohë, Milot Rashica u aktivizua në minutën e 71-të për Besiktasin.
Amedspor ka shënuar 15 gola në gjashtë javët e para, duke treguar forcë të madhe në fazën sulmuese.
Nën drejtimin e Besnik Hasit, skuadra nga Diyarbakiri po shijon një nisje mbresëlënëse dhe tashmë sheh nga kreu i Superligës turke.
© SYRI.net
VIDEO/ Pulisic ndez ‘San Siron’, Milani e mbyll pjesën e parë në avantazh ndaj Lecces
Kategoria Superiore/ Teuta dhe Dinamo City nuk njohin humbje prej 4 javësh, Egnatia rikthehet te fitorja
Superiore/ Egnatia fut Partizanin në krizë para derbitBëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: