web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nesër mbledhja e FBINAA/ Përfaqësues të FBI-së takohen me elitën e sigurisë në Tiranë

20 Shtator 2026, 22:13, Aktualitet CNA

Nesër mbledhja e FBINAA/ Përfaqësues të FBI-së takohen

Drejtues dhe ekspertë të sigurisë nga SHBA-ja dhe Europa do të mblidhen nesër në takimin e 42-të të kapitullit europian të FBI National Academy Associates (FBINAA). Sipas raportimeve, aktiviteti i nesërm do të nisë rreth orës 09:00.

Në takim marrin pjesë përfaqësues të institucioneve shqiptare të sigurisë si drejtues të Policisë së Shtetit, SPAK-ut, BKH-së dhe Prokurorisë, ndërsa nga SHBA-ja pritet të marrë pjesë Spencer Horn, zëvendësndihmës drejtori i FBI-së dhe me atasheun i FBI-së, Brenda Collins.

Gjithashtu të pranishëm në takim do të jenë edhe E ngarkuara me Punë e SHBA-së në Tiranë, Nancy VanHorn, ministri i Drejtësisë, Toni Gogu dhe ministri i Brendshëm, Ervin Demo.

Sipas agjendës së takimit pritet të diskutohen tema që lidhen drejtpërdrejt me sigurinë dhe luftën kundër krimit: krimi i organizuar, terrorizmi, ekstremizmi online, grupi “764”, dronët, krimi kibernetik, paratë e krimit, sekuestrimi i pasurive, narkotikët dhe ekstradimet. /CNA





Lajmet e fundit nga