Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Ledri Vula në protestën që po mbahet në Prishtinë: Nuk po flas si artist, por si fëmijë që ka përjtuar luftën

Shkruar nga Newsbomb
Ledri Vula në protestën që po mbahet në Prishtinë: Nuk
Ledri Vula në protestën që po mbahet në Prishtinë

Këngëtari Ledri Vula iu bashkua mbrëmjen e së sotme protestës në sheshin "Skënderbeu" në Prishtinë kundër vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë për katër ish-krerët e UÇK-së.

Para qytetarëve të mbledhur, Vula tha se nuk ishte aty në rolin e këngëtarit, por si dikush që e ka përjetuar vetë luftën në Kosovë.

"Sot nuk po ju flas si një artist, por po ju flas si një fëmijë që e ka përjetuar këtë luftë në Kosovë", tha ai.

Ai u ndal te pjesëmarrja e madhe e të rinjve. Sipas tij, shumë prej tyre nuk kishin lindur kur ka ndodhur lufta.

"Sot, kur shoh shumë rini, besoj që shumica prej jush as nuk keni qenë të lindur kur ka ndodhur lufta. E marr si një lloj falënderimi për luftën që e kanë bërë këta njerëz, që sot, padrejtësisht, janë dënuar", u shpreh Vula.

Në fund të fjalës, këngëtari falënderoi pjesëmarrësit dhe iu bashkua thirrjeve "UÇK, UÇK, UÇK". Në protestë morën pjesë qytetarë të shumtë në kundërshtim të aktgjykimit të Speciales në Hagë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese