Protestë e shqiptarëve në Detroit: Rama, duart larg diasporës!

Protestë e shqiptarëve në Detroit: Rama, duart larg diasporës!

23:40, 20/09/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një grup shqiptarësh janë mbledhur në Detroit, në shenjë proteste ndaj kryeministrit Edi Rama, i cili, sipas informacionit të përcjellë nga protestuesit, ndodhet aktualisht i akomoduar në një hotel në qytet.

Në pamjet e dërguara nga shqiptarët e diasporës shihen protestues që mbajnë pankarta me mesazhe kundër Ramës. Në njërën prej tyre shkruhet në anglisht “Edi Rama – Hands Off the Diaspora!”, ndërsa në një tjetër është shkruar: “Rama, krye hajdut, krye mashtrues”.

Protestuesit shqiptarë në SHBA kanë zgjedhur kështu të shprehin publikisht kundërshtimin e tyre ndaj kryeministrit shqiptar gjatë qëndrimit të tij në Detroit, i cili ndodhet në SHBA për të marrë pjesë në mbledhjen e radhës të OKB.

Protesta po zhvillohet jashtë një godine/hoteli në Detroit, ndërsa pamjet tregojnë pjesëmarrjen e disa qytetarëve shqiptarë me pankarta dhe mesazhe kundërshtuese.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco