Rama i tmerruar nga fjala e shqiptarëve të Amerikës: Njofton takime me ta dhe nuk i lejon të futen në sallë

00:01, 21/09/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -
Edi Rama nuk gjen qetësi nga protestuesit si në Shqipëri ashtu edhe kudo ku shkon jashtë vendit.
 
Gjatë vizitës së tij në Michigan, ku ka njoftuar gjoja për takime me diasporën, denoncimet që vijnë nga shqiptarët që jetojnë në Michigan nxjerrin në pah tmerrin që ka KM nga qytetarët e vet.
 
Shqiptarë të diasporës dhe aktivistë kanë përcjellë te Syri një denoncim mbi mënyrën e organizimit të takimit, duke ngritur akuza për mungesë transparence, përzgjedhje të pjesëmarrësve dhe tentativa për të kufizuar kundërshtimet.
 
Sipas informacionit të përcjellë, organizatorët kanë shpërndarë në mënyrë jo publike një flyer ku thuhet se komuniteti është i ftuar dhe se hyrja është e lirë.
 
Por aktivistët thonë se nuk ka pasur një njoftim të qartë publik mbi organizatorët, mënyrën e rezervimit apo kontaktet për pjesëmarrje.
 
Pikërisht këtu ngrihet edhe pyetja kryesore: nëse Edi Rama shkon në Michigan si Kryeministër i Shqipërisë, përse takimi nuk bëhet në mënyrë të hapur dhe transparente për të gjithë komunitetin?
 
Aktivistët bëjnë dallimin mes një takimi të Ramës si kryetar i Partisë Socialiste apo një takimi privat dhe një aktiviteti në cilësinë e Kryeministrit të Shqipërisë. 
 
Sipas tyre, në rastin e dytë, askush nuk mund të përzgjedhë se cilët shqiptarë mund të marrin pjesë apo të pretendojë se përfaqëson të gjithë komunitetin.
 
Aktivistët thonë se kanë mësuar se kush janë disa prej organizatorëve pasi këta të fundit i kanë kontaktuar, duke u kërkuar të mos shkruajnë, komentojnë apo organizojnë protestë.
 
Ata pretendojnë gjithashtu se ftesat janë bërë në mënyrë selektive.
 
Një prej aktivistëve thotë se ka kërkuar të marrë pjesë në sallë së bashku me një grup prej të paktën 20 personash dhe se ka marrë premtime për ftesa, por deri tani nuk ka marrë asnjë njoftim.
 
Ata kanë kërkuar që të hapet salla e plotë e Hotel Marriott, e cila ka kapacitet të madh, në mënyrë që të marrë pjesë kushdo që ka dëshirë dhe të kenë mundësi të shprehin qëndrimet e tyre brenda sallës, në mënyrë paqësore dhe demokratike.
 
Ndërkohë, sipas informacionit të përcjellë te Syri, ka edhe pretendime për kërcënime ndaj personave që synojnë të marrin pjesë në protestë anti-Rama.
 
Në kushtet kur, sipas aktivistëve, nuk është krijuar mundësia për të marrë pjesë në takim dhe për t'ia drejtuar drejtpërdrejt pyetjet Kryeministrit, ata kanë vendosur të organizojnë një protestë masive, paqësore dhe civile përpara hotelit ku zhvillohet pritja.
 
Thirrja e tyre për protestuesit është e qartë: të ruajnë qetësinë, të mos bien pre e provokimeve dhe të shprehin bindjet e tyre në mënyrë demokratike.
 
Në fund të denoncimit, aktivistët përcjellin edhe mesazhin politik që qëndron në thelb të protestës:
 
“Kryeministri Rama do të ikë, por ne do të mbetemi këtu. Uniteti, respekti dhe paqja mes shqiptarëve në Michigan janë pasuria jonë më e madhe.”

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco