“Na ndihmoi Zoti, do të na ndihmojë edhe AI”, si grupi terrorist Boko Haram përdori ChatGPT për sulme
Grupet terroriste Boko Haram dhe fraksionet e lidhura me të kanë përdorur mjete të inteligjencës artificiale për aktivitete operative dhe ushtarake, sipas një studimi të Universitetit të Cambridge raporton Al Jazeera.
Gjetjet bazohen në intervista me 27 ish-anëtarë të dy fraksioneve, ISWAP dhe JAS. Të intervistuarit thanë se kishin përdorur platforma si ChatGPT, Claude, Gemini, Grok, Meta AI dhe DeepSeek.
Sipas dëshmive të mbledhura nga studiuesit, përdorimi i AI nuk ishte vetëm rezultat i eksperimenteve individuale. Ish-anëtarët përshkruan trajnime të organizuara ku drejtues të grupeve mësonin të përdornin chatbot-et dhe platforma të ndryshme AI.
Studimi pretendon se disa prej këtyre grupeve krijuan edhe njësi të posaçme për AI, të cilat përdornin teknologjinë për të analizuar informacion, për të mbështetur vendimmarrjen dhe për të trajnuar drejtues të tjerë.
Një prej shqetësimeve kryesore të ngritura nga studimi është përdorimi i chatbot-eve për aktivitete të rrezikshme të lidhura me armët dhe sulmet. Raporti përshkruan gjithashtu përdorimin e AI për analizimin e pamjeve nga terreni dhe për vlerësimin e operacioneve të dështuara.
Intervistat mbulojnë kryesisht përdorimin e AI gjatë viteve 2023 dhe 2024. Autorja e studimit, Antonia Juelich, paralajmëroi se zhvillimi i shpejtë i modeleve të inteligjencës artificiale që prej asaj periudhe e bën çështjen edhe më të rëndësishme për sigurinë.
Gjetjet rikthejnë në vëmendje debatin mbi masat mbrojtëse të platformave AI dhe aftësinë e tyre për të parandaluar përdorimin e teknologjisë për qëllime terroriste. Raporti tregon se sfida nuk lidhet më vetëm me dezinformimin apo propagandën, por edhe me rrezikun që sistemet e AI të keqpërdoren për aktivitete reale të dhunshme.
Më pak debate, më shumë video të shkurtra në fushatën presidenciale në Brazil. Ekspertët shqetësohen për mungesën e mesazhit
SHBA përgatit sanksione ndaj Gjykatës Penale Ndërkombëtare pas urdhër-arrestit për Netanyahun
Zelenskyy bisedë telefonike me Trump: Ramë dakord të takohemi në Nju Jork, shumë gjëra mund të ndryshojnë
- 22:21 Më pak debate, më shumë video të shkurtra në fushatën presidenciale në Brazil. Ekspertët shqetësohen për mungesën e mesazhit
- 22:17 Trafik i rënduar në aksin Lezhë-Milot, radhë kilometrike
- 22:14 235 përfaqësues të FBI-së dhe agjencive ligjzbatuese nesër mblidhen në Tiranë
- 22:09 Ledri Vula i bashkohet protestës për UÇK në Prishtinë: Kjo rini në shesh është falënderimi për luftëtarët
- 21:59 “Atentat mafioz në Sarandë,” Dogjani: Nisi me një minë që iu vendos babait të…
- 21:25 “Rama dhe Kurti nuk do takohen në SHBA”, gazetarja Kostreci ndan detajet