Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Zhegrova në formë, asiston në fitoren e Juventusit

ed

(Tekst i përditësuar) -  Pas dy golave ndaj Sassuolos në xhiron e kaluar, Edon Zhegrova, ka kontribuar me asistim në fitoren e Juventusit 2:0 ndaj Atalantas të dielën.

Ndeshja Juventus – Atalanta u zhvillua në Torino dhe i takoi xhiros së pestë të Serie A.

Zhegrova në fushë, u inkuadrua në minutën e 72-të.

Pesë minuta pasi hyri në fushë, në vend të shënuesit të golit të parë, Francisco Conceicao, Zhegrova, asistoi për golin e shënuar nga braziliani, Gleison Bremer.

Zhegrova tashmë ka dy gola e një asistim për Juventusin.

Zhegrova në formë, do të jetë pjesë e Kosovës për katër ndeshjet e Ligës së Kombeve.

Kosova grumbullohet të hënën, ndërsa do të luajë kundër Irlandës, Austrisë, Izreali.

Ndaj austriakëve, Kosova i luan dy ndeshje.

Juventusi ka dhjetë pikë nga pesë ndeshje.

Zhegrova lë gjurmë menjëherë

8 o. më parë / 20 sht 2026 19:41
Edon Zhegrova

Edon Zhegrova ka lënë menjëherë gjurmë pasi u inkuadrua në lojë. 

Ai asistoi në golin për 2:0. Harkoi nga këndi kur shënoi qendërmbrojtësi Gleison Bremer në minutën e 77-të.