Zgjedhjet në Rusi/ Partia e Putinit kryeson me 57.5%, qindra dronë godasin Moskën në ditën e fundit të votimit
Rusia kërcënon Ukrainën: Do të intensifikojmë sulmet ndaj Kievit, si përgjigje ndaj sulmeve me dronë ukrainas...
Rusia kërcënon Ukrainën: Do të intensifikojmë sulmet ndaj Kievit, si përgjigje ndaj sulmeve me dronë ukrainas...
Zgjedhjet në Gjermani/ Merz: Rezultati në Mecklenburg është katastrofë, por nuk do të tërhiqem nga drejtimi i...
Dita e 113-të e protestës/ Aktorja Egla Ceno: Kush është shqiptar e di vet ku duhet të jetë! 20 Shtator, 15:...
FOTO/ Kush është Artan Myrtaj që u ekzekutua ditën e sotme në qendër të Sarandës 20 Shtator, 10:32 ...
Papunësia është ulur por, shqiptarëve u duhet të punojnë dy punë për të përballuar privilegjin e blerjes së ushqimeve, një pjesë e të cilave megjithëse gjenden nëpër raftet e dyqaneve u ngjajnë xhevahireve të rralla në një ekspozitë muzeale.
Kostot e jetesës edhe lajmi se ekonomia po ecën mirë. Qeveria vazhdon të na sigurojnë se ekonomia po ecën mjaft mirë. Kjo gjë është teknikisht e vërtetë vetëm, nëse zotëron ndonjë kontratë koncensioni, port a aeroport, nëse je furnizues pa garë i shërbimeve tek AKSHI apo furnizuesi me makina a veshje i ushtrisë, nëse zotëron ndonjë kazino ose nëse je furnizuesi i vetëm në treg për ilaçet kundër ankthit.
Për të gjithë të tjerët, ecuria e mirë ekonomike tingëllon teorike. Edhe nuk po bëj as politikë as kritikë, thjesht një përshkrim të asaj që një shqiptar i zakonshëm pa pushtet ekonomik a politik përjeton çdo ditë. Papunësia është ulur por, shqiptarëve u duhet të punojnë dy punë për të përballuar privilegjin e blerjes së ushqimeve, një pjesë e të cilave megjithëse gjenden nëpër raftet e dyqaneve u ngjajnë xhevahireve të rralla në një ekspozitë muzeale.
Në Shqipëri, një paketim me 10 vezë kushton 3,9 euro ndërsa në europë mesatarisht kushton 3 euro. Një litër qumësht i zakonshëm në Shqipëri kushton 1.9 euro, çmim ky dukshëm më i lartë se mesatarja e tij në Bashkimit Europian. Sipas të dhënave më të fundit të Eurostat-it, kostoja e kombinuar e produkteve të qumështit mishit dhe vezëve në Shqipëri është rritur ndjeshëm, duke arritur në 35,6% mbi mesataren e BE-së. Perimet frutat po ashtu janë më të shtrenjta se në BE.
Ndaj çdo vizitë në super market, për një familje me të ardhura mesatare, është kthyer në një ngjarje e rëndësishme financiare, dhe si i tillë çdo dalje për pazar kërkon një mbledhje urgjente familjare. Por shpresa vdes e fundit . Janë çmimet e karburanteve që luhaten si për të na e mbajtur atë gjallë. Ato bien me pesë lekë për të mos vrarë njëherë e mirë optimizmin tonë dhe më pas rriten me njëzet lekë si për të na kujtuar se për çmimin e karburantit vazhdojmë me kokëfortësi të kryesojmë renditjen në Europë. Ndërkohë, edhe strehimi ka evoluar. Nga një domosdoshmëri bazë është kthyer në një ëndërr të çmuar, njëlloj si dalja në pension apo arritja e paqes së brendshme.
Të rinjtë tani flasin për pronësinë e një shtëpie në të njëjtën mënyrë siç flisnin fshatarët mesjetarë për mundësinë për t'u bërë mbretër. Si froni dikur edhe banesa sot mund të arrihen ose si trashëgitarë ose me ndërhyrjen hyjnore.
Ndërsa një sëmundje, dhëntë zoti mos të jetë e gjatë edhe e vështirë, sepse më shumë se 43% e shqiptarëve mund të kthen sa hap e mbyll sytë në të varfër.
Pagat, natyrisht, janë rritur, por jo me të njëjtin vrull entuziast siç ka ndodhur me çmimet apo fitimet e 200 kompanive më të mëdha. Ndërsa paga mesatare e shqiptarit të thjeshtë ecën me rritmin e një burri të moshuar rritja e çmimeve, paga e deputetit, fitimet e kompanive janë të shpejta si një atlet profesionist njëzet vjeçar.
Por shqiptarët duhet të dëgjojnë edhe t'i gëzohen lajmit se "ekonomia është e fortë edhe e qëndrueshme, edhe se leku është forcuar". Ndaj socialistët i përsërisin këto vazhdimisht. Veçse kjo qëndrueshmëri vetëm në statistika e ka kthyer jetën në Shqipëri një sprovë gjigante rezistence, ku qytetarët gjenden pa mbrojte ndaj rritjes së pakontrolluar të faturave edhe ku "klasa e mesme" nuk është më një kategori sociale por një referencë historike nostalgjike.
Për zbutjen e kostove të jetesës qeveria ka 13 vjet që rrotullon pa rezultat të njëjtat programe e ide ( borde pasqyra programe strehimi). I rrotullon në të njëjtën mënyrë siç rrotullojmë çdo darkë listerinën në gojë, për të parandaluar shpërthimin e ndonjë revolte akute por kursesi për të adresuar problemin.
Qeveria dhe institucionet nuk po ndërhynë në shkaqet strukturore: mungesa e konkurrencës, informaliteti, zinxhirët e furnizimit, funksionimi i tregjeve edhe korrupsioni. Në mënyrë qesharake rikthehet e njëjta retorikë e ndërhyrjes administrative, tek shitësit e pakicës kur fitimet shkojnë tek monopolet edhe oligopoli i shumicës.
Ndaj këto programe mund t'i zbusin kostos e jetesës aq sa parashikimi i motit mund të zgjidhë zinë e bukës. Edhe kjo është gjëja më qesharake e politikës. Flasin për koston e jetesës sikur ajo të ishte ndonjë studim statistikor e jo halli më i madh i përditshmërisë së shqiptarit.
Zgjedhjet parlamentare të Rusisë ofrojnë një mundësi të shkëlqyer për një raund të ri në luftën e ...
Deputeti Braçe e ka cilësuar situatën ditën e fillimit të punimeve të Kuvendit si një shfaqje të “fashizmit&rd...
Meri Lika Ka një moment në jetën e çdo vendi kur ajo që dyshohet dhe flitet ndër popull, kthehet papritur në dokument....
Në shumë pjesë të Evropës Jugore, turizmi cilësohet si një “industri e rëndë” moderne, një motor...
Enver Robelli Të “rebeluarit” e LDK-së vetëm duhet t’u tregojnë qytetarëve se për çka po “rebe...
Andi Bejtja Nuk ka nevoje te shikosh te dhenat e Eurostat ku nenvizohet se cmimet e ushqimeve ne Shqiperi jane rritur 5 here me shume se mesatarja europian...
Pyesni një shqiptar për qeverisjen Parlamentit a ndonjë ngjarje politike, edhe padyshim do ta merrni një përgjigje. Por kur e pyet &c...
Deklarata e fundit për qëndrimin e Zelenskit në Beograd kundër njohjes së Kosovës u paraqit nga shtypi pro-qeveritar me shë...
1. Pershtajta me natyrën Kur romakët ndërtuan rrugën Egnatia, aty ku ishte e mundur, ndoqën rrjedhën e lumit dhe nuk tentuan ta...
Agim Nesho Konsullata serbe në Shkodër nuk është për të përfaqësuar 56 serbët e vetëm, por një flamu...