web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Po me mamografinë ç'patën?

21 Shtator 2026, 07:55, Aktualitet CNA

Po me mamografinë ç'patën?

Mjeku Erion Dasho shprehet në një postim në rrjetet sociale se një teori që po qarkullon së fundmi është se Zvcira ka ndaluar mamografinë.

Dasho shprehet se kjo është e pavërtetë pasi kryen çdo vit rreth 400-500 mijë mamografi dhe se kjo vazhdon të përdoret rregullisht si një nga metodat kryesore të depistimit të kancerit të gjirit.

Më tej ai shprehet se në shkallë popullsie, mamografia ul vdekshmërinë nga kanceri i gjirit dhe shpëton jetë njerëzish.

Sipas Dashos, konspiracionitët u kthyen edhe kundër mamografisë sepse për ta nuk ka rëndësi “as vaksina dhe as pacienti, por "lajmi", "historia" dhe "zbulimi" që prodhon frikë, pasiguri dhe klikime.

Postimi i plotë:

PO ME MAMOGRAFINË Ç'PATËN?!

Konspiracioni i radhës që po qarkullon në rrjet është se Zvicra ka ndaluar mamografinë.

Në fakt, Zvicra kryen çdo vit rreth 400-500 mijë mamografi, në një popullsi prej rreth 9 milionë banorësh, prej të cilëve afërsisht gjysma janë gra. Pra, jo vetëm që mamografia nuk është ndaluar, por vazhdon të përdoret rregullisht si një nga metodat kryesore të depistimit të kancerit të gjirit.

Zvicra nuk është vendi me numrin më të lartë të mamografive për frymë. Ka vende ku depistimi është shumë më tepër i aplikuar. Por kjo nuk ndryshon faktin se mamografia është një metodë e provuar, sidomos në grupmoshën rreth 50-70 vjeç, ku përfitimi është më i qartë dhe i provuar. Në moshat më të reja dhe në ato më të avancuara vazhdon debati për raportin midis përfitimit, mbidiagnostikimit dhe ekzaminimeve të panevojshme.

Por ky është debat shkencor dhe jo provë nëse mamografia funksionon ose jo.

Mamografia ndihmon në kapjen e kancerit të gjirit në faza më të hershme, kur trajtimi është më efektiv dhe mundësia e shërimit shumë më e madhe. Në shkallë popullsie, ajo ul vdekshmërinë nga kanceri i gjirit dhe shpëton jetë.

Atëherë, pse konspiracionistët u kthyen tani edhe kundër mamografisë?

Sepse për ta nuk ka rëndësi as mamografia, as vaksina, as pacienti, por "lajmi", "historia" dhe "zbulimi" që prodhon frikë, pasiguri dhe klikime.

Dhe nëse një grua, pasi lexon këto broçkulla, vendos të mos bëjë mamografinë dhe e zbulon kancerin dy vjet më vonë, konspiracionisti nuk humbet asgjë. Ajo që humbet jetën është gruaja që ka marrë mendjen e konspiracionistit.

Ky i fundit klikimin e vet e ka marrë me kohë...





Lajmet e fundit nga