CDU e Merz pëson humbje historike, AfD triumfon në Mecklenburg, e Majta fiton Berlinin

21 Shtator 2026 | 08:00

Zgjedhjet e fundit rajonale në Gjermani kanë sjellë ndryshime të ndjeshme në skenën politike, me të Majtën që del forcë e parë në Berlin dhe AfD që kryeson në Mecklenburg-Pomeraninë Perëndimore.

Në Berlin, sipas projeksionit të fundit të Infratest dimap, e Majta renditet e para me 25.7% të votave. CDU vjen e dyta me 18.8%, ndërsa AfD siguron 16.3% dhe të Gjelbrit 14.3%. SPD-ja zbret në 12.1%, ndërsa BSW kalon me një diferencë të ngushtë pragun për të hyrë në parlamentin e landit.

Ky rezultat nënkupton se koalicioni i mëparshëm CDU-SPD në kryeqytet nuk ka më shumicën.

Në Mecklenburg-Pomeraninë Perëndimore, AfD kryeson me 38.2%, e ndjekur nga SPD me 35.5%. CDU pëson një humbje të thellë, duke regjistruar 4.9%, rezultati më i dobët i saj në historinë e këtij landi. Ndërkohë, e Majta, të Gjelbrit dhe BSW qëndrojnë rreth ose pak mbi pragun elektoral për hyrjen në parlament.

Rezultatet e dy landeve shënojnë një ndryshim të rëndësishëm në raportet politike dhe pritet të ndikojnë në formimin e koalicioneve të ardhshme.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zhdukja e Madeleine, i dyshuari kryesor flet për herë të parë: Po shisja drogë! Policia më ndaloi 3 herë

I dyshuari kryesor lidhur me zhdukjen e Madeleine McCann zbuloi se shiste drogë 150 metra larg vendpushimit ku u zhduk vogëlushja. Duke folur për herë...
19:12 | 20/09/2026

Partia e Merz pëson tjetër humbje

Sondazhet dalëse të publikuara pas mbylljes së votimit tregojnë humbje të konsiderueshme për partinë e kancelarit gjerman Friedrich Merz në dy zgjedhjet rajonale të zhvilluara...
18:45 | 20/09/2026

Irani mbyll qendrën e gjuhës frënge në Teheran, akuza për aktivitete të paligjshme

Autoritetet iraniane kanë mbyllur një qendër të gjuhës frënge të lidhur me ambasadën franceze në Teheran pas një urdhri gjyqësor. Kështu njoftoi të dielën zyra...
18:01 | 20/09/2026