Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen është regjistruar në aksin Elbasan–Peqin, në vendin e quajtur “Paraburgimi”.
Sipas të dhënave paraprake, një automjet tip “BYD”, ka përplasur një këmbësore rreth 60 vjeçe, e cila për pasojë ka humbur jetën në vendngjarje.
Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, ndërsa grupi hetimor po punon për të dokumentuar rrethanat e aksidentit, përcaktuar dinamikën e përplasjes dhe shkaqet që çuan në ngjarjen tragjike.
Materialet procedurale lidhur me rastin pritet t’i referohen Prokurorisë për veprime të mëtejshme












