Lajmi i fundit

LIVE-Protesta e 116-të/ Shqiptarët në revoltë kundër qeverisë: Rama jep dorëheqjen

Automjeti përplas një grua në aksin Elbasan–Peqin, humb jetën në vendngjarje - Emri

Automjeti përplas një grua në aksin Elbasan–Peqin, humb jetën në vendngjarje - Emri

08:03, 21/09/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekje është regjistruar në aksin Elbasan–Peqin, në vendin e quajtur “Paraburgimi”.

Sipas të dhënave paraprake, një automjet tip “BYD”, me targa AC 501 AE, me drejtues shtetasin F.Q., i vitlindjes 1979, banues në Papër, ka përplasur një këmbësore rreth 60 vjeçe me emrin Bajame Çekrezi.

Si pasojë e përplasjes, këmbësorja ka humbur jetën në vendngjarje, pavarësisht ndërhyrjes së shërbimeve të emergjencës.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, ndërsa grupi hetimor po punon për të dokumentuar rrethanat e aksidentit, përcaktuar dinamikën e përplasjes dhe shkaqet që çuan në ngjarjen tragjike.

Materialet procedurale lidhur me rastin pritet t’i referohen Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Njoftimi:

Elbasan/Informacion paraprak

Mëngjesin e sotëm, në aksin rrugor “Bradashesh-Peqin”, automjeti me drejtues shtetasin F. Q., 47 vjeç, banues në Papër, ka aksidentuar një shtetase këmbësore, rreth 60 vjeçe, ende e paidentifikuar, e cila, si pasojë ka humbur jetën në vendngjarje.

Drejtuesi i automjetit u shoqërua në Komisariat, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për përcaktimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit, si dhe për identifikimin e shtetases që ka humbur jetën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco