web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Takimi në Michigan/ Rama: Shqipëria nuk është më vend mbijetese, por shprese

21 Shtator 2026, 08:09, Politikë CNA

Kryeministri Edi Rama gjatë qëndrimit të tij në SHBA ka zhvilluar një takim me shqiptarët në Michigan. Gjatë fjalës së tij, Rama u shpreh se Shqipëria nuk është më një vend mbijetese, por një vend shprese.

“Shqiptarët tani jetojnë me idenë se ‘mund të ketë edhe më mirë’. Kjo shprehje, rritja e pritshmërive tregon vetë Shqipërinë e re, që kërkojnë edhe ata persona që dalin në bulevard. Ne nuk jemi tani një vend mbijetese, por një vend shprese”, tha Rama. 

Ndër të tjera, kreu i qeverisë foli edhe lidhur me rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE-së.

“Shqipëria po bën hapa përpara në procesin e integrimit europian. Janë hapur të gjithë kapitujt dhe po punojmë për t'i mbyllur ato”, u shpreh kryeministri.

Lidhur me vendimin e Gjykatës Speciale të Hagës për katër ish-krerët e UÇK-së, Rama tha se Shqipëria do të qëndrojë krah Kosovës, por, sipas tij, është kjo e fundit ajo që duhet të vendosë si do të veprohet për zhbërjen e këtij dënimi.

“Shqipëria s’mund të bëjë asgjë më shumë sesa t’i rrijë në krah Kosovës, por ata duhet të vendosin të bëjnë gjithçka për ta zhbërë atë vendim kundër atyre katër burrave”, tha Rama.

Në fjalimin e tij, Rama foli edhe lidhur me diasporën ku tha se po dhuron shumë për atdheun.

“Diaspora shqiptare është një det i madh energjie, që po dhuron shumë për vendin amë, Shqipërinë. Diaspora është ajo, që ka ndihmuar familjet në Shqipëri dhe vijon ta bëjë këtë rol në mënyrë të pandërprerë. Mirënjohës pa fund”, tha Rama.

Kujtojmë se kryeministri ndodhet për një vizitë disaditore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në kuadër të pjesëmarrjes në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. /CNA





Lajmet e fundit nga