Shkrumbohet gjatë natës makina në Vlorë, dyshimet

Kronike

Publikuar: 22/09/2026

Shkrumbohet gjatë natës makina në Vlorë, dyshimet

Një automjet është përfshirë nga flakët gjatë natës në lagjen “24 Maji” të Vlorës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:00 të së hënës, teksa makina ishte e parkuar. Si pasojë e zjarrit, automjeti është shkrumbuar plotësisht.

Policia dyshon se zjarri mund të jetë shkaktuar qëllimisht dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Në kuadër të hetimeve, po verifikohen edhe pamjet e kamerave të sigurisë të bizneseve dhe banesave përreth, me qëllim identifikimin e personave që mund të kenë lidhje me ngjarjen.

/boldnews