Celebrities Magazine

Donatella Versace nis një kapitull të ri/ Bashkohet me REVOLVE për një biznes të ri mode dhe bukurie!

Pas largimit nga roli i drejtoreshës kreative të Versace, Donatella Versace nuk po largohet nga industria. Përkundrazi, ajo po hyn në një projekt të ri që e afron drejtpërdrejt me konsumatorët e rinj. Donatella ka krijuar një sipërmarrje të përbashkët me REVOLVE Group, platformën amerikane të modës online që ka ndërtuar një pjesë të madhe të suksesit të saj përmes influencerëve, rrjeteve sociale dhe audiencës Millennial dhe Gen Z. Projekti do të zhvillojë një biznes të ri në modë dhe beauty.

Lëvizja vjen pas një periudhe transformimi të madh për Versace. Prada bleu shtëpinë italiane të modës në vitin 2025 për rreth 1.3 miliardë euro, ndërsa Donatella, e cila kishte drejtuar kreativisht markën për dekada, u largua nga ai rol në mars 2025 dhe vazhdoi si ambasadore kryesore e saj. Partneriteti i ri i jep asaj një hapësirë tjetër ku mund të përdorë identitetin e vet krijues pa qenë e kufizuar vetëm te shtëpia që mban mbiemrin e familjes së saj.

REVOLVE, nga ana tjetër, sjell një model biznesi shumë të ndryshëm nga ai i një shtëpie tradicionale luksi. Kompania realizoi rreth 1.2 miliardë euro shitje vitin e kaluar dhe e pozicionon veten si platformë mode të gjeneratës së re. Në vend që të mbështetet kryesisht te butikët fizikë dhe fushatat tradicionale, kompania ka përdorur fort eventet, personazhet e internetit dhe marketingun dixhital.

Pikërisht kjo e bën bashkëpunimin interesant. Donatella sjell një emër që lidhet me dekada të modës luksoze, tapetin e kuq, muzikën dhe kulturën pop; REVOLVE sjell të dhënat, shpërndarjen online dhe një audiencë shumë më të re. Është një kombinim që tregon edhe drejtimin ku po shkon industria: kufiri mes një stilisti, një personazhi publik dhe një marke lifestyle po bëhet gjithnjë e më i paqartë.

JavaScript is required for tabnav widget to work properly.