E mërkurë, 23 Shtator 2026 Në vijim ora 00:31: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

“Pezullim nga detyra” dhe “arrest shtëpie” për Vlora Hysenin, SPAK zbardh akuzat: Arrestohen dy persona

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar ka reaguar zyrtarisht pas masës së “arrestit në shtëpi” ndaj kreut të SHISH, Vlora Hyseni.

SPAK njofton se ndaj Hysenit janë vendosur dy masa sigurie, “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” dhe “Arrest në shtëpi”, masë e cila nuk është ekzekutuar pasi kreu i SHISH ndodhet jashtë vendit.

Ndaj saj rëndojnë akuza të rënda: “Përkrahje të autorit të krimit” dhe “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”.

Ndërkohë që në kuadër të hetimit që ka nisur ndaj saj, janë ekzekutuar edhe dy masa të tjera arresti, për Fatjon Kalluci,  shef laboratori shkencor i policisë si dhe Embro Sulejmani, punonjës i shoqërisë “Agroturizëm Kodra e Kuajve”.

Reklamë

Po ashtu SPAK, thirri në godinën e qelqtë ish-drejtorin e policisë Ilir Proda, në banesën e të cilit mëngjesin e kësaj të marte u kryen kontrolle të imtësishme.

Marrja në pyetje e ish-numrit një të policisë së shtetit lidhet me hetimet që po bëhen për AKSHI-n dhe Ergys Agasin.

Gjithashtu në kuadër të këtij hetimi mësohet se janë urdhëruar kontrolle në disa biznese e banesa në Shkozet e Durrës, qytet ku u kap edhe Ergys Agasi.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.