E martë, 22 Shtator 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Shqiptari dhe greku vrasin me thikë 15-vjeçarin në Gjermani, sherri nisi për një vajzë që u kishte borxh 200 euro

Një 15-vjeçar ka humbur jetën pasi u godit me thikë gjatë një përleshjeje në qytetin Marsberg, në Gjermanis.

Për ngjarjen, policia është vënë në kërkim të dy të rinjve, 23-vjeçarit shqiptar Albin Bejtullahu dhe 22-vjeçarit grek Alex Olntasi, të cilët dyshohen për si autorë të ngjarjes.

Sipas policisë gjermane, konflikti ka nisur mes katër personave dhe më pas situata ka përshkallëzuar në përdorimin e thikave. Dy të dyshuarit dyshohet se kanë sulmuar 15-vjeçarin dhe një 18-vjeçar që ndodhej me të.

15-vjeçari ndërroi jetë në vendngjarje, ndërsa 18-vjeçari pësoi plagë të rënda në fytyrë dhe u dërgua për trajtim mjekësor.

Reklamë

Të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes dhe aktualisht ndodhen në arrati. Policia ka publikuar të dhënat dhe fotografitë, ndërsa ka kërkuar nga qytetarët që të mos ndërhyjnë në rast se i dallojnë, por të kontaktojnë menjëherë autoritetet.

Sipas informacioneve të publikuara nga BILD, në qendër të konfliktit mund të ketë qenë një shumë prej 200 eurosh, të cilën një vajzë 15-vjeçare dyshohet se ia kishte borxh njërit prej të dyshuarve.

Sipas këtij raportimi, 15-vjeçari Brian dyshohet se kishte ndërhyrë së bashku me shokun e tij për të mbrojtur vajzën dhe një shoqe të saj.

Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes vijojnë. Policia po përpiqet të përcaktojë saktësisht dinamikën e konfliktit dhe rolin e secilit prej personave të përfshirë.

Autoritetet gjermane u kanë bërë thirrje të gjithë personave që kanë informacion mbi vendndodhjen e dy të kërkuarve që ta raportojnë atë pranë policisë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.