Pesë martesa pas vetes, Matthaus shkëlqen në Oktoberfest me partneren 27-vjeçare
Legjenda e futbollit gjerman, 65-vjeçari Lothar Matthaus, është shfaqur në festimet e Oktoberfest në krah të partneres së tij, Theresa Sommer, 27 vjeçe.
Mes tyre ka 38 vite diferencë, por çifti u shfaq i afërt dhe i qeshur gjatë mbrëmjes në një nga ambientet më të famshme të Oktoberfestit në Mynih.
Sommer është madje më e re se dy vajzat e Matthaus, një detaj që ka tërhequr jo pak vëmendje në mediat gjermane.
Matthaus ka qenë i martuar pesë herë, por duket se këtë herë nuk po mendon për një tjetër dasmë.
Në një deklaratë të dhënë këtë vit, ai tha se nuk ka ndërmend të martohet për herë të gjashtë.
Një histori dashurie që vazhdon të tërheqë vëmendjen, ndërsa ish-kapiteni i Gjermanisë shijon jetën larg presionit të fushës.




