E mërkurë, 23 Shtator 2026 Zilia deri në 01:15 Në vijim ora 01:15: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Ksamil, sekuestrohet hoteli 5-katësh pa leje, në arrest shtëpie pronari

Prokuroria e Sarandës ka vendosur sekuestro preventive ndaj hotelit “Central Park Premium Hotel” në Ksamil, një objekt me pesë kate të ndërtuara pa leje, si dhe ndaj një tjetër ndërtimi pranë tij, me sipërfaqe 52.2 metra katrorë dhe një kat të ndërtuar pa leje.

Në kuadër të hetimeve për procedimin penal nr. 522/2025, gjykata ka caktuar edhe masën e sigurimit “Arrest në shtëpi” për shtetasin me inicialet K.P.

Hetimet e Prokurorisë së Sarandës lidhen me veprat penale “Ndërtim i paligjshëm”, parashikuar nga neni 199/a-4 i Kodit Penal, si dhe “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Sipas Prokurorisë, sekuestrimi i dy objekteve është kryer në kuadër të hetimeve për ndërtimet e dyshuara si të paligjshme në zonën e Ksamilit.

Reklamë

Organi i akuzës bën me dije se hetimet vijojnë për identifikimin dhe individualizimin e përgjegjësisë penale të të gjithë personave që dyshohet se janë përfshirë në këtë çështje.

Hetimi është në vijim.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.