E martë, 22 Shtator 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Zjarri pranë Apolonisë, vizitori ndërhyn në minutat e para, Gonxhja: Nuk kam me vete asgjë që të të jap

Një zjarr ka përfshirë pasditen e sotme kodrat e Pojanit, në afërsi të Parkut Arkeologjik të Apolonisë. Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje, ndërsa për shuarjen e flakëve ka nisur ndërhyrja edhe nga ajri.

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, i cili ndodhet në vendngjarje, tha se po punohet për izolimin e të gjitha vatrave të zjarrit, veçanërisht në zonat pranë parkut dhe banesave.

Ministri u shpreh se deri në këto momente nuk raportohet asnjë dëm në monumentet, artefaktet apo pjesën muzeale të Parkut të Apolonisë.

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, ka falënderuar në mënyrë të veçantë Andrea Ramon nga Lushnja, i cili, së bashku me punonjësit e sigurisë së parkut, ka konstatuar ndër të parët zjarrin dhe ka ndërhyrë për shuarjen e flakëve në minutat e para.

Reklamë

Gonxhja tha se Ramo ndodhej në Apoloni gjatë ditës së fundit të pushimeve të tij në Shqipëri, së bashku me një shoqe nga Elbasani, e cila po e vizitonte për herë të parë parkun.

“Pamja që shikoni është pamja e një vizitori i cili ka ndihmuar në fikjen e minutave të para të zjarrit”, u shpreh Gonxhja, duke e falënderuar në emër të administratës së Parkut të Apolonisë.

Ministri theksoi se qytetarët dhe vizitorët nuk duhet të ndërhyjnë vetë në raste zjarri, pasi kjo është detyrë e forcave të specializuara, por nënvizoi rëndësinë e reagimit dhe njoftimit të menjëhershëm në momentet e para.

Vetë Andrea Ramo bëri apel për ndërgjegjësim dhe ruajtjen e pasurisë kulturore e natyrore.

“Çdokush kur ndodhet në situata të tilla duhet të bëjë të pamundurën për vendin tonë dhe për të gjithë njerëzit. Kjo është pasuri kombëtare dhe duhet ta ruajmë, siç e kanë ruajtur edhe të parët tanë”, tha ai.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.