E martë, 22 Shtator 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Berisha nga Vlora: Zhvillimet kërkojnë që PD t’u përgjigjet flakë për flakë

Kryedemokrati Sali Berisha ishte këtë të martë në qytetin e Vlorës, ku zhvilloi një takim me qytetarët dhe demokratët vlonjatë në kuadër të “RIPËRTËRITJES”.

Në fjalën e tij, Berisha tha se momenti kërkon që PD-ja të jetë e gjitha në shesh dhe t’i bëjë ballë regjimit.

Sipas tij, shqiptarët dhe demokratët nuk mund të durojnë më poshtërësitë që po ndodhin në këtë vend për shkak të keqqeverisjes.

“Zhvillimet kërkojnë që PD t’u përgjigjet flakë për flakë. Ne nuk mund të pranojmë një poshtërim të përditshëm të shqiptarëve nga ky regjim.

Reklamë

Këto që dëgjojmë dhe që dalin çdo ditë, këto janë turpe kombëtare, janë krime kombëtare, janë krime kushtetuese dhe krime kombëtare.

Ndaj dhe ne duhet t’u përmblidhemi, duhet t’u japim përgjigjen më të të fuqishme, më të vendosur.

Qytetarët janë në rrugë, janë në shesh në Tiranë. Sot vendi i çdo demokrati është në shesh, është në përballje, është në betejë”, tha Berisha.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.