web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Sulmet e mediave anonime/ Dhoma e Tregtisë: Të zbatohen masat që mbrojnë biznesin

22 Shtator 2026, 15:59, Aktualitet CNA

Kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, Nikolin Jaka, në një intervistë ekskluzive për CNA treguar se cila mund të jetë zgjidhja për mediat dhe portalet anonime që sulmojnë bizneset për inetersa private.

Jaka shprehet për CNA se, ekziston baza ligjore për këtë fenomen. Sipas tij, Kodi Civil shqiptar parashikon përgjegjësinë për dëmin e shkaktuar në mënyrë të paligjshme dhe me faj, ndërsa neni 640 përfshin humbjen e pësuar dhe fitimin e munguar. Kërkimi i kompensimit kërkon provimin e përgjegjësisë, dëmit dhe lidhjes së tij me publikimin.

Kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë ngre shqetësimin se kjo e drejtë vështirësohet që në hapin e parë kur biznesi nuk identifikon dot subjektin përgjegjës. Prandaj transparenca dhe mundësia reale për të kërkuar dëmshpërblim duhet të ecin së bashku.

“Biznesi duhet të ketë një rrugë efektive për të identifikuar përgjegjësin dhe për të kërkuar dëmshpërblim. Një përgënjeshtrim mund të korrigjojë informacionin, por nuk rikthen kontratat apo fitimet e humbura. Baza ligjore ekziston. Kodi Civil shqiptar parashikon përgjegjësinë për dëmin e shkaktuar në mënyrë të paligjshme dhe me faj, ndërsa neni 640 përfshin humbjen e pësuar dhe fitimin e munguar. Kërkimi i kompensimit kërkon provimin e përgjegjësisë, dëmit dhe lidhjes së tij me publikimin. Por kjo e drejtë vështirësohet që në hapin e parë kur biznesi nuk identifikon dot subjektin përgjegjës. Prandaj transparenca dhe mundësia reale për të kërkuar dëmshpërblim duhet të ecin së bashku. Përgjegjësia civile efektive ka dhe efekt parandalues, duke nxitur më shumë kujdes dhe verifikim përpara publikimit”, tha Jaka.

Kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, Nikolin Jaka ka kërkuar masa që e bëjnë mbrojtjen e biznesit të zbatueshme. Ai thekson se nëse dispozitat ekzistuese nuk mjaftojnë për të identifikuar përgjegjësit e një veprimtarie mediatike online, ky boshllëk duhet adresuar me rregulla të qarta.

“Ne kërkojmë masa që e bëjnë mbrojtjen e biznesit të zbatueshme. Nëse dispozitat ekzistuese nuk mjaftojnë për të identifikuar përgjegjësit e një veprimtarie mediatike online, ky boshllëk duhet adresuar me rregulla të qarta. Duhet të jetë i identifikueshëm subjekti që ushtron veprimtarinë, drejtimi editorial dhe kontakti ku paraqitet ankesa. Këto kërkesa duhet me patjeter të përfshijnë edhe mediat që veprojnë përmes faqeve në rrjetet sociale. Një shembull është Akti Europian për Lirinë e Medias, i cili parashikon transparencë mbi identitetin ligjor, pronësinë dhe pronarët përfitues të ofruesve të shërbimeve mediatike”, deklaroi Jaka.

Sa i përket masave që duhet të ndërmerren, Jaka theksoi se hapi i parë duhet të jetë identifikimi i subjektit përgjegjës pas medias ose faqes që publikon.

Ai nënvizon se: “Për veprimtaritë mediatike të organizuara online do të kërkoja të dhëna publike, të sakta dhe të përditësuara mbi botuesin, pronësinë, drejtimin editorial dhe kontaktin për ankesat. Për rastet e dyshuara për gjobëvënie, identifikimi duhet të ndiqet nga organet kompetente përmes procedurave ligjore”.

Më tej deklaron se sipërmarrja nuk duhet ta përballojë e vetme dëmin, ndërsa përgjegjësi mbetet i paidentifikueshëm.

“Hapi i parë duhet të jetë identifikimi i subjektit përgjegjës pas medias ose faqes që publikon. Biznesi duhet të dijë kujt t’i drejtojë kërkesën për korrigjim dhe ndaj kujt mund të kërkojë mbrojtje ligjore. Për veprimtaritë mediatike të organizuara online do të kërkoja të dhëna publike, të sakta dhe të përditësuara mbi botuesin, pronësinë, drejtimin editorial dhe kontaktin për ankesat. Për rastet e dyshuara për gjobëvënie, identifikimi duhet të ndiqet nga organet kompetente përmes procedurave ligjore. Paralelisht, raportimet e bizneseve duhet të dokumentohen me publikimet, komunikimet dhe provat e humbjeve. Kështu shqetësimi mund të kthehet në një kërkesë konkrete për drejtësi. Sipërmarrja nuk duhet ta përballojë e vetme dëmin, ndërsa përgjegjësi mbetet i paidentifikueshëm”, nënvizon Jaka për CNA.

Në lidhje me informacionet nëse janë bërë denoncime në polici apo nëse i është kërkuar Prokurorisë informacion në lidhje me rastet e gjobëvënies, Jaka theksoi se, për denoncime konkrete apo kërkesa zyrtare drejtuar Prokurorisë duhet të flitet mbi dokumentacion të verifikuar.

Ndër të tjera tha se qëndrimi i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë është që rastet me indicie për gjobëvënie të dokumentohen dhe të referohen pranë organeve kompetente. Biznesi duhet të marrë orientim dhe mbështetje për këtë proces.

“Për denoncime konkrete apo kërkesa zyrtare drejtuar Prokurorisë duhet të flasim mbi dokumentacion të verifikuar. Qëndrimi ynë është që rastet me indicie për gjobëvënie të dokumentohen dhe të referohen pranë organeve kompetente. Biznesi duhet të marrë orientim dhe mbështetje për këtë proces. Kur nuk dihet kush e administron faqen, identifikimi i personave përgjegjës duhet të jetë pjesë e punës hetimore. Biznesit nuk mund t’i kërkohet ta zgjidhë i vetëm këtë pengesë përpara se shqetësimi i tij të merret seriozisht”, përfundon për CNA, Nikolin Jaka. /CNA





Lajmet e fundit nga