web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Një nga nisjet më të mira të karrierës, Lautaro shkëlqen te Interi

22 Shtator 2026, 16:00, Sport CNA

Një nga nisjet më të mira të karrierës, Lautaro

Lautaro Martinez po kalon një nga nisjet më të mira të sezonit që prej transferimit te Interi, duke u rikthyer në formë pas vështirësive të fillimit të sezonit.

Kapiteni argjentinas shënoi dopietë ndaj Napolit dhe Romës, duke konfirmuar formën e jashtëzakonshme.  

Lautaro ka theksuar se këtë vit i ka kushtuar më shumë vëmendje përgatitjes fizike dhe është stërvitur më shumë pas përfundimit të Botërorit.

Aktualisht, kjo është nisja e dytë më e mirë e tij në kampionat me Interin. Më mirë se këtë e kishte nisur vetëm në sezonin e titullit të dytë yll, kur shënoi pesë gola në pesë ndeshjet e para të Serisë A.

Kontributi i tij nuk lidhet vetëm me golat, pasi Lautaro vazhdon të luajë rol të rëndësishëm edhe në presionin dhe ndihmën ndaj shokëve të skuadrës.





Lajmet e fundit nga