web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Sekuestrohet hoteli 5-katësh pa leje në Ksamil, 1 shtetas në arrest shtëpie

22 Shtator 2026, 16:01, Aktualitet CNA

Sekuestrohet hoteli 5-katësh pa leje në Ksamil, 1 shtetas në

Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Sarandë, u sekuestrua hoteli ‘Central Park Premium Hotel’ me pesë kate pa leje në Ksamil si dhe një objekt pranë tij, me një kat pa leje me 52.2 m2 po në Ksamil.

Ndërkohë u caktua masa e sigurimit ‘Arrest në shtëpi’ për shtetasin K.P.

Këto masa u kërkuan nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë në kuadër të hetimeve mbi procedimin penal nr.522/2025 për veprën penale të “Ndërtim i paligjshëm” parashikuar nga neni 199/a-4 i Kodit Penal dhe “Shpërdorimi i detyrës” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë njofton se po vijon me kryerjen e veprimeve hetimore për identifikimin dhe individualizimin e përgjegjësisë për të gjithë shtetasit e përfshirë në këtë ngjarje./CNA

 





Lajmet e fundit nga