web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Aksident në Tiranë/ Makina përplaset me motorin, humb jetën një person

22 Shtator 2026, 16:31, Kronika CNA

Aksident në Tiranë/ Makina përplaset me motorin, humb jetën

Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur ditën e sotme në zonën e Don Boskos në Tiranë. Sipas informacioneve, rreth orës 14:50 automjeti me drejtues shtetasin F. F., rreth 42 vjeç, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin P. N., rreth 64 vjeç.

Ky i fundit ka humbur jetën si pasojë e përplasjes, ndërsa drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat. Bëhet me dije se grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i plotë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 22.09.2026, rreth orës 14:50, në Don Bosko, automjeti me drejtues shtetasin F. F., rreth 42 vjeç, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin P. N., rreth 64 vjeç.

Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motomjetit ka humbur jetën. Ndërkohë, drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit. /CNA





Lajmet e fundit nga