web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Trump në OKB: Po shoh mundësinë e "asgjësimit" të Iranit, t'i dërgoj në ferr

22 Shtator 2026, 18:19, Kosova & Bota CNA

Trump në OKB: Po shoh mundësinë e "asgjësimit"

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, gjatë fjalës së tij në sesionin e 81-të të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara, u ndal gjerësisht edhe te situata e Iranit.

Trump tha se nuk do të lejojë Iranin të ketë armë bërthamore.

"Prej 51 vitesh, regjimi iranian ka sunduar përmes gjakderdhjes dhe vrasjeve masive, duke përhapur vdekje, masakra dhe kaos në të gjithë Lindjen e Mesme e më gjerë. Ata ishin ngacmuesi i Lindjes së Mesme, por nuk janë më të tillë. Me marrjen e detyrës vitin e kaluar, unë nisa menjëherë negociatat me Iranin dhe u ofrova bashkëpunim të plotë ekonomik në këmbim të ndërprerjes së programit të tyre bërthamor dhe të mbështetjes për terrorin, por ata refuzuan. Ata refuzuan kategorikisht. Ky ishte një gabim i madh",-tha presidenti. 

Presidenti amerikan u ka bërë thirrje të gjitha shteteve t'i bashkohen SHBA-së në zbatimin e izolimit të plotë ekonomik të Iranit.

Trump tha se po shqyrton mundësinë e "asgjësimit" të Iranit, por beson se një marrëveshje do të arrihet pas zgjedhjeve të ndërmjetme në SHBA.

"A do të arrihet një marrëveshje me Iranin që u mundëson atyre të rindërtojnë dhe të krijojnë një vend shumë më të mirë se ç'ishte më parë, apo ta asgjësoj Republikën Islamike?" – tha Trump në fjalimin e tij para Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

"A t'i dërgoj ata në ferr, pa asnjë mundësi mbijetese?" – vazhdoi ai me një pyetje retorike.

Presidenti amerikan argumentoi se Irani po priste të shihte rezultatet e zgjedhjeve të ndërmjetme të nëntorit./CNA 





Lajmet e fundit nga