Një 50-vjeçar, që udhëtonte me motomjet, ka humbur kontrollin dhe për pasojë është rrëzuar.
Drejtuesi i motomjetit ka humbur jetën në vendin e ngjarjes.
Viktima është identifikuar si Shkëlqim Gjoni.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, ndërsa vijojnë hetimet për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.













