• Kreu
REPORT.AL
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
REPORT.AL
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Arresti për Vlora Hysenin çorodit Rilindjen/ Fatmir Xhafaj: “Ndodh edhe në SHBA”, Bledi Çuçi: “Ndihem krenar”

by Lajm Lajm
September 22, 2026
in Aktualitet, Kryesore
Arresti për Vlora Hysenin çorodit Rilindjen/ Fatmir Xhafaj: “Ndodh edhe në SHBA”, Bledi Çuçi: “Ndihem krenar”
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Boldnews.al

Arresti (në shtëpi) i drejtueses së Shërbimit Informativ Shtetëror (SHISH), Vlora Hyseni, në një kohë që kryeministri Edi Rama ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për sesionin e radhës së Organizatës së Kombeve të Bashkuara, duket se ka lënë “pa tekst” rilindasit e rëndësishëm të tij në Parlament.

Fatmir Xhafaj, kryetari i Komisionit Parlamentar për Nismat Qytetare, ishte i pari nga maxhoranxa socialiste që u detyrua të japë një koment për këtë zhvillimin unikal, jo vetëm në Shqipëri, por edhe thuajse në të gjithë vendet e botës.

Xhafaj nuk e zgjodhi rolin e “zëdhënësit të parë” socialist për këtë çështje. Komisioni që ai drejton nisi i pari punimet për këtë të Martë dhe ai u detyrua të japë një qëndrim, për të cilin u kujdes të theksonte se ishte personal.

Dhe, si një qëndrim “në të nxehtë”, natyrisht nuk ishte më i miri apo më i konsultuari i mundshëm. Fatmir Xhafaj huazoi një qasje sa qesharake, aq edhe të pa vërtetë, të ish-Ministres së Jashtme dhe ish-kryeparlamentares, Elisa Spiropali.

“Ajo që po shohim sot është ajo që ndodh rëndom në botën normale, në vendet demokratike, në vendet ku vepron shteti i së drejtës. Këtë ne e shohim në vendin kampion të demokracisë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Fenomene të tilla janë normale për një shtet të konsoliduar, për një shtet të së drejtës,” tha Xhafaj.

Natyrisht, “spiropalizimi” i Fatmir Xhafajt nuk gjen mbështetje në të dhënat historike. Vëllai i trafikantit, Agron (Geron) Xhafaj, nuk dha asnjë shembull konkret se cili drejtor i CIA-s është arrestuar në detyrë për “nxjerre sekreti”, pasi, thjesht nuk ka një rast të tillë.

Megjithatë, Xhafaj u mbylli shpejt këtë diskutim në Komisionin që drejton, me shumë mundësi për të shmangur thënien e ndonjë mufke të tillë të radhës.

Pas Fatmir Xhafaj, radhën për t’u bërë qesharak e kishte socialisti Bledi Çuçi, në Komisionin Parlamentar të Punëve të Brendshme.

“Unë mendoj që më shumë se kurrë sot ne duhet të krenohemi që kemi ngritur një shtet që funksionon, ku pushtetet brenda Republikës janë tërësisht të pavarura dhe balancojnë njëra tjetrën. Ajo që po ndodh me sistemin e drejtësisë po ndodh fal vullnetit të maxhorancës”, deklaroi Çuçi, në një qëndrim mesa duket të pakonsultuar tërësisht me kreun e qeverisë.

Vlora Hyseni u emërua në krye të Shërbimit Informativ Shtetëror me këmbënguljen e kryeministrit Edi Rama, megjithëse ajo ishte shkarkuar nga e njëjta detyrë nga qeveria ‘Kurti” në Kosovë, nën dyshimet se kishte nxjerrë sekretet hetimore.

Për të njëjtën vepër penale, zonja Hyseni u vendos këtë fillim-jave në masë sigurie ‘arrest në shtëpie”, në kuadër të hetimeve që kanë nisur prej muajsh për atë që konsiderohet si “afera-AKSHI”.

Përgjegjësia morale dhe politike, natyrisht, kërkohet tek kryeministri Rama. Njerëzit e tij, Xhafaj dhe Çuçi, të kapur të papërgatitur nga ky zhvillim, morën përsipër që të lëshonin mufka, ku njëri flet për “ngjarje që ndodhin edhe në SHBA”, ndërsa tjetëri thotë se “ndihet krenar”.

Krenar që njeriu i emëruar me bujë nga ana e Ramës u arrestua? Ndërkohë që Fatmir Xhafaj gënjeu fare hapur, po Çuçi, a e di që po ndihet krenar për arrestimin e një investimi të rëndësishëm të Edi Ramës?

Tags: AKSHIarrestbledi Çuçidatmir xhafajshishspak
Previous Post

SPAK: Masë arresti për kreun e SHISH, Vlora Hyseni dhe dy të tjerë, kontrolle për Prodën

Next Post

Aksident në Tiranë/ Makina përplas motorin, një person plagoset rëndë

Lajm Lajm

Lajm Lajm

Next Post
Aksident në Tiranë/ Makina përplas motorin, një person plagoset rëndë

Aksident në Tiranë/ Makina përplas motorin, një person plagoset rëndë

TË FUNDIT

Tifozi i Manchester United është bërë i famshëm, Haaland i bën komentin epik: Priti flokët, shoku!

Tifozi i Manchester United është bërë i famshëm, Haaland i bën komentin epik: Priti flokët, shoku!

September 22, 2026
Si po i shpëton hetimit të SPAK Adrian Bardhi i “Pascucci”; ortaku i Ergys Agasit te “Dinamo“ dhe pjesë e grupit të tij kriminal

Si po i shpëton hetimit të SPAK Adrian Bardhi i “Pascucci”; ortaku i Ergys Agasit te “Dinamo“ dhe pjesë e grupit të tij kriminal

September 22, 2026
Nis beteja në Apel për katër ish-krerët e UÇK-së

Nis beteja në Apel për katër ish-krerët e UÇK-së

September 22, 2026
Presidenti i Federatës Gjermane sulmon Infantinon: Një manovër e qartë për të qëndruar në pushtet

Presidenti i Federatës Gjermane sulmon Infantinon: Një manovër e qartë për të qëndruar në pushtet

September 22, 2026
BE zgjat sanksionet ndaj Rusisë me 3 vjet

BE zgjat sanksionet ndaj Rusisë me 3 vjet

September 22, 2026
“Nesër më shumë!”- Përfundon protesta e 115-të antiqeveritare, qytetarët të vendosur në qëllimin e tyre: Edi Rama, dorëhiqu!

“Nesër më shumë!”- Përfundon protesta e 115-të antiqeveritare, qytetarët të vendosur në qëllimin e tyre: Edi Rama, dorëhiqu!

September 22, 2026
“Zbatim më i fortë i ligjit”- Mesazhi i ambasadës amerikane: Kur SHBA dhe Shqipëria qëndrojnë së bashku, komunitetet tona janë më të sigurta

“Zbatim më i fortë i ligjit”- Mesazhi i ambasadës amerikane: Kur SHBA dhe Shqipëria qëndrojnë së bashku, komunitetet tona janë më të sigurta

September 22, 2026
Protesta/ Arben Kola: Vlora Hyseni, na e fëlliqe emrin e qytetit! E ke kthyer SHISH-in në fole të UDB-së!

Protesta/ Arben Kola: Vlora Hyseni, na e fëlliqe emrin e qytetit! E ke kthyer SHISH-in në fole të UDB-së!

September 22, 2026
Presidenti Begaj dekreton shkarkimin e Vlora Hysenit nga drejtimi i SHISH

Presidenti Begaj dekreton shkarkimin e Vlora Hysenit nga drejtimi i SHISH

September 22, 2026
Aksident në Lezhë, vdes 50-vjeçari

Aksident në Lezhë, vdes 50-vjeçari

September 22, 2026

REPORT.AL

Portali report.al është një media online e pavarur që sjell lajme, analiza dhe informacione të sakta në kohë reale. Me fokus tek transparenca dhe vërtetësia, portali synon t’u ofrojë lexuesve shqiptarë një burim të besueshëm lajmesh nga politika, ekonomia, shoqëria dhe ngjarjet ndërkombëtare.

RUBRIKAT

  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

MË TË KLIKUARAT

  • E rëndë në Dibër, 22-vjeçarja mbytet në lumin Drini i Zi

    E rëndë në Dibër, 22-vjeçarja mbytet në lumin Drini i Zi

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Është studente ekselente, e birësuar nga një çift grek”/ Trondit avokati: Bleona Mata është gjallë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Falsifikime dhe shpërdorim detyre, pezullohen 2 zyrtarë në Tiranë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

© 2025 REPORT.AL

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport

© 2025 REPORT.AL