LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

115 ditë revoltë kundër qeverisë, qytetarët sërish në shesh: Arrestoni Ramën

• Protestuesit janë mbledhur sot në protestën e 115-të radhazi për largimin e Kryeministrit Edi Rama. • Fillimisht qytetarët janë mbledhur në Sheshin “Skënderbej” dhe më pas kanë marshuar drejt kryeministrisë, aty ku dhe kanë mbajtur fjalimet e tyre. • Tubimi i sotëm mbahet në ditën, kur SPAK vendosi “arrest shtëpie” për drejtoreshën e SHISH Vlora Hyseni, që tashmë është shkarkuar. • Si dhe u kryen kontrolle edhe në shtëpinë e ish-drejtorit të Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ky i fundit u thirr edhe në SPAK. • Vendosja nën masën e sigurisë “Arrest shtëpie” e drejtueses së SHISH dhe kontrollet e ushtruara nga SPAK në banesën e Prodës kanë sjellë reagime të ashpra nga foltorja e protestës qytetare. • Protestuesit e kanë cilësuar ngjarjen si një nga skandalet më të mëdha të shtetit shqiptar, duke akuzuar drejtpërdrejt kryeministrin Edi Rama se e ka shndërruar Shqipërinë në një “republikë bananesh” ku institucionet e sigurisë kombëtare iu nënshtruan eksponentëve të krimit. • Pas fjalimeve para kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës. • Me thirrjet “Pushteti i tmerruar, shqiptarët e bashkuar”, “Çohuni nga gjumi”, “Nuk shitet Shqipëria, shitet qeveria”,  "Arrestoni Ramën", "O Ergys o legen prite Ramën se po vjen", “Edi Rama frikacak”, "Dorëheqje, ju erdhi fundi", "Policia e krimit", "Edi Rama jep dorëheqjen", "Edi Rama në burg", "O Erion o legen prite Ramën se po vjen", "Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve”, “Pa rini nuk ka Shqipëri”, “Poshtë patronazhistët” dhe “Shqipëria kërkon revolucion”, qytetarët po vijojnë duke protestuar. 

3 artikuj për këtë temë.

9 ORE ME PARE

Marshimi nëpër Tiranë, efektivët bllokojnë lëvizjen e protestuesve në hyrje të ish-Bllokut: Polici e krimit

115 ditë revoltë kundër qeverisë, qytetarët sërish

TIRANË- Qytetarët po vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës në kuadër të protestës së 115-të kundër qeverisë Rama. Gjatë marshimit, protestuesit janë ndalur në hyrje të ish-Bllokut, ku efektivët e Policisë kanë bllokuar vijimin e marshimit.

“Polici e krimit!”, kanë thirrur protestuesit në drejtim të efektivëve, ndërsa marshimi vijon i shoqëruar me thirrje kundër qeverisë, në anën tjetër të rrugës./Dosja.al

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Dosja (@dosja.al)

10 ORE ME PARE

SPAK caktoi masën “arrest shtëpie” për drejtoreshën e SHISH/ Protestuesi: Sot shteti ra, Rama të shporret

115 ditë revoltë kundër qeverisë, qytetarët sërish

TIRANË- Një protestues gjatë fjalës së tij para Kryeministrisë përmendi masën e sigurisë ndaj drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni. Ai u shpreh se me këtë qeveri, skandalet nuk kanë të sosur, ndërkohë shtroi edhe pyetjen se çfarë duhet të ndodhë tjetër, që kryeministri të japë dorëheqjen. Protestuesi theksoi gjithashtu se Rama duhet të ikë njëherë e mirë, sepse ka inkriminuar institucionet e shtetit.

"Nëse do jetonim në një vend normal, kur bulevardi u mbush plot, një kryeministër europian do jepte dorëheqjen. Çfarë duhet të ndodhë tjetër që të rrëzohet qeveria? Nëse Rama do ishte kryeministër normal, do kishte dhënë dorëheqjen. Por Rama është një kriminel dhe i korruptuar. Rama ka inkrimunuar çdo segment të intitucioneve të shtetit. Rama nuk e dha dorëheqjen, edhe pse u dha arrest shtëpiak për kryetaren e SHISH. Shteti ka rënë. Ne kemi shumë kohë që themi se këtë shtet e drejtojnë kriminelët e hajdutët," tha protestuesi./Dosja.al

11 ORE ME PARE

115 ditë qëndresë/ Qytetarët sërish në shesh, marshojnë drejt Kryeministrisë: Rama të japë dorëheqjen, po vidhni pa pikë turpi

115 ditë revoltë kundër qeverisë, qytetarët sërish
pamjet

TIRANË- Qytetarët kanë dalë sërish këtë të martë në protesta kundër qeverisë Rama. Me flamuj në duar, protestuesit shprehen se Shqipëria ka në krye një qeveri antikombëtare.

Protestuesit akuzojnë pushtetarët se kanë krijuar dy realitete, atë të tyrin, që jetojnë si në parajsë, por edhe realitetin e shqiptarëve të zakonshëm, që vuajnë nga gjendja e rënduar ekonomike.

Gjatë marshimit drejt kryeministrisë, qytetarët kanë bërë thirrje të ndryshme si “O Erion o legen, prite Ramën se po vjen”, “Revolucion”, “Jep dorëheqjen”, “Ju vidhni në spitale, ju vidhni në pensione, ju vidhni pa pikë turpi, pilaf në jetimore”./Dosja.al

protesta kunder qeverise rama tirane

Sondazh

Poll

Zjarr masiv në Lalz, rrezikohen banesat, banorët në alarm

Zjarr masiv në Lalz, rrezikohen banesat, banorët në alarm

Zjarr me përmasa të mëdha në Lazarat, flakët rrezikojnë banesat

Aksident me vdekje në Lezhë, humb jetën 50-vjeçari

Berisha: Kadastrën e Vlorës e hëngri ‘kuçedra’ Edi Rama për pronat e tij!

Berisha: Nga secili prej nesh, duke filluar nga kryetari, kërkohet ripërtëritje

115 ditë qëndresë/ Qytetarët sërish në shesh, marshojnë drejt Kryeministrisë

Berisha: Demokratët duhet të shpëtojnë vendin, Prodës iu gjet në banesë një snajper superspecial

Berisha: Ergys Agasi dhe Vlora Hyseni takoheshin dy herë në javë poshtë shtëpisë time!

Berisha: Vlora Hyseni urdhëroi që çdo informacion të dërgohej fillimisht te Rama dhe Agaçi

Berisha rikthen denoncimet për Vlora Hysenin: Vizitën e parë e bëri në Beograd...

Berisha: Hera e parë në histori që një shefe e shërbimit sekret ishte në funksion të krimit

Kapri: Rama të kthehet dhe të japë dorëheqjen! Çuçi: Të presim verdiktin e drejtësisë

GJKKO caktoi masë sigurie për Vlora Hysenin/ Si e paralajmëroi Bardhi në qershor...

Eurodeputetët udhëtojnë drejt Zvërnecit, priten me protesta nga banorët e zonës

Debati për kreun e SHISH/ Ivi Kaso: Rënie e institucioneve, Rama të japë dorëheqjen....

‘Vlora Hyseni agjente e Ramës dhe Vuçiç’/ Si i denonconte më para Berisha Ergys Agasin...

Kontrolli në banesën e tij, ish kryepolici Ilir Proda del nga ambientet e SPAK

Shkrumbohet makina në Vlorë, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Protesta në Tiranë/ Mbyllen fjalimet te Kryeministria, nis marshimi në rrugët e Tiranë

Shpërthen aktorja Egla Ceno: Njeri i neveritshëm, Rama të mbathë atletet e të shporret

Rama me shqiptarët në Michigan: Po krijojmë Regjistrin Kombëtar të Diasporës

Rama: Diaspora nuk është llogari bankare e atdheut, por rrjet zemrash dhe mendjesh

114 ditë protestë/ Qytetarët mblidhen në shesh kundër qeverisë, vijon tubimi para Kryeministrisë

"Besoj që është vendimi i duhur", Rama: Do hapim konsullatën shqiptare në Detroit

Dënimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Rama: Varrosje për së gjalli, Shqipëria në krah të Kosovës

Shqiptarët në Michigan e pritën me protestë/ Rama: Do doja t’i kisha përballë meje!

"Flamingo pushtoi bulevardin"/ Rama në Michigan: Askujt nuk ia merrte mendja se një shpend do ta...

Furgoni përplaset me betonët anësorë te mbikalimi i Kasharit, 4 pasagjerë të lënduar

Bie zjarr në tarracën e një pallati në Korçë, alarmohen banorët

Përshkallëzohet situata e zjarrit në Shushicë të Vlorës, era favorizon përhapjen e flakëve

Braho: Prioritet, ka ndihmuar punën e SPAK.Çela:Po ndryshojmë strategjitë tona në luftën ndaj krimit

Gazment Bardhi: Parlamenti refuzon funksionet kushtetuese

Komiteti i Stabilizim Asociimit/Ambasadorja e BE-së në Tiranë:Reformat duhet të zbatohen në praktikë

Komiteti i Stabilizim Asociimit/ Balla: Integrimi europian është proces kombëtar

“PS dhe PD të punojnë”, Kryetari i delegacionit të BE: Reformat të zbatohen në praktikë

“Qeveria juaj ka dështuar”/ Përplasje mes Ramës dhe shqiptarit në Michigan

Berisha: Parelarësi, mashtruesi dhe falsifikatori Altin Dumani, drejtësia vonon, por nuk harron

Vijon zjarri në vendgrumbullimin e mbeturinave në Fushë-Krujë, tymi mbulon zonën

Berisha: SPAK është thjesht një hetuesi private e Edi Ramës

Berisha: Në SPAK duhej të futeshe me maskë se kundërmonin dosjet e Ramës

I dyshuar për pastrim parash, paraqitet në SPAK Igli Tare

Aktivistja Arvina Lleshi: Deputetët do votojnë projektligjet antishqiptare, Shqipëria...

“Parlamenti nuk na përfaqëson”/ Qytetarja nga protesta: Shqiptarët duan ndryshim

“Të zhbëhen ndryshimet kushtetuese të vitit 2008”/ Aktivisti: Duhet zgjidhje reale...

Protesta kundër qeverisë/ Nis marshimi drejt Kryeministrisë

“Jo në emrin tim”/ Diaspora shqiptare në Austri proteston kundër dënimit të 4 ish-krerëve të UÇK-së

Përfshihet nga flakët një automjet në Gjirokastër, policia nis hetimin

Bie zjarr në vendgrumbullimin e mbeturinave në Fushë-Krujë, tymi përhapet drejt Kamzës e Mamurrasit

Zjarr pranë fshatit 'Arshi Lengo' në Gjirokastër, flakët u afrohen banesave

Zjarr i përmasave të mëdha në Babicë të Vlorës, digjen dhjetëra ullinj shekullorë