LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

"Kam zgjidhur 8 luftëra"/ Trump në OKB: Falënderoj Shqipërinë e Kosovën, kanë dërguar dhe ofruar mbështetje ushtarake. Me Iranin o marrëveshje ose do ta asgjësoj

• Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, gjatë fjalimit të tij në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, përmendi Shqipërinë dhe Kosovën, duke i falënderuar për angazhimin e tyre në mbështetje të planit për paqen dhe stabilizimin e Gazës. • Trump tha se dhjetëra vende janë bashkuar me të në kuadër të Bordit të Paqes, ndërsa vlerësoi kontributet financiare për ndihmën humanitare dhe rindërtimin e Gazës. • Gjatë fjalimit tij, Trump tha se që prej marrjes së detyrës ka ndihmuar në zgjidhjen e tetë luftërave dhe se është bërë mik me liderët e vendeve të përfshira. • Duke folur për Luftën me Iranin, Trump akuzoi Teheranin se ka shkelur armëpushimin për negociatat mbi programin bërthamor, me akte të pacipa terrorizmi kundër anijeve civile të vendeve të tjera. • Trump falënderoi më pas edhe Këshillin e Sigurimit të OKB-së për miratimin me shumicë dërrmuese të një rezolute që dënon sulmet e rënda terroriste të Iranit kundër anijeve tregtare. • Megjithatë, ai argumentoi se Shtetet e Bashkuara dhe Irani do të arrijnë patjetër një zgjidhje, në një mënyrë apo në një tjetër, dhe kjo duhet bërë shpejt. • Presidenti i Shteteve të Bashkuara deklaroi gjithashtu se regjimi kuban ka kaluar dekada duke u koordinuar me të majtën radikale dhe rrjetet komuniste, përfshirë ato në Shtetet e Bashkuara. • Sa i përket inteligjencës artificiale, Trump deklaroi se Shtetet e Bashkuara kundërshtojnë kategorikisht çdo përpjekje për të ndërtuar një plan globalist për kontrollin e inteligjencës artificiale. • Ai tha se teknologjia për të cilën flitet gjithnjë e më shumë tani do të quhet zyrtarisht “superinteligjencë”.

5 artikuj për këtë temë.

1 DITE ME PARE

"Jepini fund luftërave"/ Guterres drejtuar OKB-së: Vendosni kufizime mbi Inteligjencën Artificiale

"Kam zgjidhur 8 luftëra"/ Trump në OKB: Falënderoj
Antonio Guterres

SHBA- Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, në fjalimin e tij të fundit para Asamblesë së Përgjithshme në cilësinë e tij, u kërkoi udhëheqësve botërorë të vendosin kufizime mbi inteligjencën artificiale, t'i japin fund luftërave, të përqendrojnë përpjekjet në trajtimin e ndryshimeve klimatike dhe të riorganizojnë agjencitë e OKB-së që ai paralajmëroi se po përpiqen të përballen me sfidat globale në rritje.

Mediat e huaja raportojnë se ish-kryeministri portugez, mandati i dytë pesëvjeçar i të cilit përfundon më 31 dhjetor, përsëriti thirrjen e tij për mbikëqyrje globale të rreziqeve që lidhen me inteligjencën artificiale, ndërsa Këshilli i Sigurimit me 15 anëtarë përgatitet të dëgjojë nga drejtuesit më të lartë të industrisë.

Shtetet anëtare të OKB-së reaguan me duartrokitje të zgjatura, ndërsa sekretari i përgjithshëm mbrojti zgjidhjen me dy shtete për izraelitët dhe palestinezët, bëri thirrje që ndotësit të paguajnë për ndryshimet klimatike dhe nxiti reforma në institucionet ndërkombëtare. Të gjitha këto ishin çështje që ai i kishte trajtuar në mënyrë aktive gjatë mandatit të tij dhjetëvjeçar në krye të Organizatës.

Lidhur me situatën në territoret palestineze, Guterres tha se të gjitha palët duhet të respektojnë të drejtën ndërkombëtare dhe vendimet e Gjykatës Ndërkombëtare Penale, duke shtuar se nuk mund ta lejojmë që zgjidhja me dy shtete të zhduket para syve tanë.

Lidhur me Inteligjencën Artificiale, Guterres tha se vendet që udhëheqin këtë revolucion teknologjik duhet të ndajnë informacion mbi rreziqet urgjente të sigurisë, të bashkëpunojnë në testime dhe vlerësime, dhe të punojnë për të zbatuar masa të përbashkëta mbrojtëse që na mbrojnë të gjithëve, i tha ai Asamblesë së Përgjithshme. Ai gjithashtu u bëri thirrje udhëheqësve të mbledhur në Nju Jork të promovojnë kushtet për ritmin e përgjegjshëm të zhvillimit të Inteligjencës Artificiale dhe i kërkoi Kinës dhe Shteteve të Bashkuara të bashkëpunojnë.

Lidhur me Lindjen e Mesme, me krizën që po zgjerohet pasi Huthitët përparuan në bregun e Detit të Kuq duke kërcënuar transportin detar dhe ndërsa tensionet vazhdojnë në Ngushticën e Hormuzit, Guterres bëri thirrje për de-eskalim dhe dialog.

"Së bashku, le të dërgojmë një mesazh të qartë nga kjo dhomë: luftimet duhet të ndalen. Ndihma humanitare duhet të rrjedhë. Dhe e drejta për lirinë e lundrimit duhet të rivendoset plotësisht, bazuar në të drejtën ndërkombëtare", tha ai.

Ai gjithashtu akuzoi gjigantët e naftës se e konsiderojnë prej kohësh atmosferën si deponi plehrash të qiellit dhe se përfitojnë nga pasojat.

"Ne e dimë se interesat e lidhura me lëndët djegëse fosile nuk do të zhduken vetë", vazhdoi ai, duke i bërë thirrje çdo qeverie të miratojë një plan kombëtar për heqjen e pavarësisë nga lëndët djegëse fosile.

Lidhur me sistemin aktual të OKB-së, të cilin Donald Trump e ka kritikuar si burokratik dhe joefektiv, pasi SHBA-të u tërhoqën nga shumë agjenci të organizatës dhe shkurtuan fondet, Guterres tha se mekanizmat për veprim kolektiv janë gjithnjë e më shumë nën presion dhe se institucionet globale vazhdojnë të pasqyrojnë realitetet e pushtetit dhe interesat e një epoke që është në thelb e vjetëruar.

Guterres e përdori këtë fjalim të fundit për t'u dhënë lamtumirën shumicës së udhëheqësve ndërkombëtarë me të cilët ka punuar gjatë dekadës së fundit. Pra, nga 1 janari, kur nuk do të jem më sekretar i përgjithshëm, një gjë është e sigurt. Kudo që të jem, çfarëdo që të bëj, do të vazhdoj të mbroj besimin tim se paqja është e mundur.

"Do të vazhdoj të luftoj për vlerat e Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe nuk do të dorëzohem kurrë, kurrë", premtoi ai./Dosja.al

1 DITE ME PARE

"Kam zgjidhur 8 luftëra"/ Trump në OKB: Falënderoj Shqipërinë dhe Kosovën, kanë dërguar dhe ofruar mbështetje ushtarake

"Kam zgjidhur 8 luftëra"/ Trump në OKB: Falënderoj
Donald Trump

SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka falënderuar në fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së trupat amerikane dhe vendet që kanë ofruar mbështetje ushtarake për paqen në Gaza. Mes vendeve të përmendura nga presidenti amerikan ishin Shqipëria, Kosova, Indonezia dhe Uzbekistani. Presidenti tha ndër të tjera se gjatë mandatit të tij ka kontribuar në zgjidhjen e tetë konflikteve, duke e cilësuar këtë si një nder të madh.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Dosja (@dosja.al)

"Dua të shpreh mirënjohjen time për Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për mbështetjen unanime të planit tonë me 20 pika për paqen në Gaza dhe për miratimin zyrtar të Bordit të Paqes. Do të jetë një grup i rëndësishëm njerëzish. Gati 30 vende i janë bashkuar Bordit, të cilin kam nderin ta drejtoj. Jemi mirënjohës ndaj këtyre vendeve anëtare që kanë kontribuar me miliarda dollarë për ndihmën humanitare dhe rindërtimin, përfshirë Marokun, Bahreinin, Kazakistanin, Turqinë, Uzbekistanin dhe shumë vende të tjera. Paratë shkojnë drejtpërdrejt aty ku nevojiten. Edhe vende të tjera po japin kontribute në nivele që nuk do t'i besonit. Kanë qenë të jashtëzakonshme.Dua gjithashtu të falënderoj vendet që janë angazhuar të dërgojnë trupa, forca policie dhe të ofrojnë trajnime për të ndihmuar në stabilizimin e Gazës, përfshirë Indonezinë, Marokun, Shqipërinë, Kosovën, Kazakistanin, Egjiptin, Jordaninë dhe të tjera. Që kur mora detyrën, kam pasur nderin të ndihmoj në zgjidhjen e tetë luftërave dhe jam bërë mik me udhëheqësit e atyre vendeve," tha Trump. /Dosja.al

1 DITE ME PARE

"Irani nuk do të ketë armë bërthamore"/ Trump në OKB: SHBA ka aq shumë armatime sa nuk ua merr mendja

"Kam zgjidhur 8 luftëra"/ Trump në OKB: Falënderoj
Donald Trump

SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump, gjatë fjalimit në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, foli për Iranin, kapacitetet ushtarake të SHBA-së dhe mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje me Teheranin. Trump deklaroi se SHBA-ja ka kapacitete të mëdha ushtarake dhe se po vijon prodhimi i armatimeve në nivele të larta.

Ai hodhi poshtë pretendimet se Amerika ka mungesë armatimesh, duke theksuar se vendi disponon rezerva të konsiderueshme dhe po prodhon armë me ritme të shpejta. Duke iu referuar Iranit, presidenti amerikan tha se synon një marrëveshje me Teheranin, por paralajmëroi se Irani nuk do të lejohet të ketë armë bërthamore.

Sipas Trump, një marrëveshje do t’i jepte Iranit mundësinë për të ndërtuar një të ardhme më të fuqishme, ndërsa në të kundërt ai paralajmëroi masa të ashpra ndaj Republikës Islamike. Trump foli gjithashtu për operacionet dhe lëvizjet e mjeteve ushtarake amerikane, duke deklaruar se SHBA-ja ka marrë dhjetëra anije dhe se operacionet janë zhvilluar në mënyrë të sigurt.

Po ashtu, Presidenti amerikan paralajmëroi për një zgjerim të mëtejshëm të kapaciteteve ushtarake amerikane. Ai tha se po prodhohen armatime të reja dhe se janë në zhvillim plane për programe të mëdha të armatimit, duke e paraqitur fuqinë ushtarake amerikane si një prej instrumenteve kryesore të politikës së tij ndaj kundërshtarëve të SHBA-së.

“Kemi marrë dhjetëra anije çdo ditë, çdo natë, në mënyrë të sigurt. Do të bëhet një marrëveshje me Iranin që e lejon të ndërtojë një shtet më të madh se ka qenë më parë, më shtetin më të madh, apo ta shkatërroj Republikën Islamike dhe të mos i japë asnjë shans të vrasin njerëzit dhe kombet, t’i çojnë në ferr me asnjë shans për të mbijetuar, por do të bëjmë një marrëveshje pas zgjedhjeve, sepse nuk ka logjikë për ta. Unë kam garuar dhe kam fituar në një shfaqje të jashtëzakonshme. Unë nuk marr asnjë kredi dhe nuk jap kredi kur bëhet fjalë për Iranin. Irani nuk do të ketë një armë bërthamore. Frikacakët dhe tradhtarët do të pëlqenin të thonin që SHBA-ja ka pak armatime. Kemi armatime më shumë se ç’na merr mendja dhe po i prodhojmë më shpejt se kemi mundësi ndonjëherë, armatime të jashtëzakonshme. Plane për armatime masive do të hapen, janë 18 që po prodhohen," tha Trump./Dosja.al

1 DITE ME PARE

Trump në OKB/ Thirrje për Putin: Mbyllni luftën në Ukrainë

"Kam zgjidhur 8 luftëra"/ Trump në OKB: Falënderoj
Donald Trump

SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump, me mbërritjen në selinë e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, i ka dërguar një mesazh presidentit rus Vladimir Putin për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Sipas raportimeve nga mediat e huaja, Trump tha se synimi duhet të jetë arritja e një marrëveshjeje që i jep fund konfliktit, ndërsa në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së pritet të takohet edhe me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.

Para hyrjes në ndërtesën e OKB-së, Trump u përplas verbalisht edhe me një gazetare të CNN-it, Caitlan Collins, lidhur me mbulimin mediatik të tij dhe luftën në Iran. I pyetur se kur mund të përfundojë konflikti, presidenti amerikan nuk dha një afat konkret, duke theksuar se SHBA-ja po bën përparim dhe se prania e tij në Asamblenë e Përgjithshme është e rëndësishme./Dosja.al

1 DITE ME PARE

"‘Alienët’ ilegalë janë ndaluar në Amerikë"/ Trump në OKB: Kam bërë SHBA-në vendin më të fortë në botë

"Kam zgjidhur 8 luftëra"/ Trump në OKB: Falënderoj
Donald Trump

SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, gjatë fjalimit të tij në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, deklaroi se Amerika është vendi më i fortë në ekonomi, ushtri, teknologji dhe energji. Trump tha se që prej marrjes së detyrës janë krijuar mbi 1 milion vende pune në sektorin privat dhe se SHBA-ja ka arritur një nivel të ulët të varfërisë.

Ai theksoi gjithashtu se administrata e tij synon të heqë rregulloret që i konsideron të panevojshme, për të lehtësuar aktivitetin e bizneseve dhe për të nxitur investimet. Një pjesë të fjalimit ia kushtoi edhe sigurisë në kufi. Trump deklaroi se migracioni i paligjshëm është frenuar dhe se kufiri amerikan është tashmë më i sigurt.

Ai tha gjithashtu se kriminaliteti ka rënë ndjeshëm që nga ardhja e tij në detyrë. Presidenti amerikan foli edhe për rritjen e investimeve në SHBA, duke deklaruar se vendi po tërheq më shumë kapital dhe se ekonomia amerikane është bërë një pikë e rëndësishme për investitorët.

“Amerika është kthyer dhe vendi ynë është më i fortë, ekonomia jonë është zilia e botës, ushtria, teknologjia është e dyta, jemi drejtues në energji. E ardhmja jonë është e ndriçuar. Qëkur kam marrë zyrën, kemi ndërtuar mbi 1 milion vende pune në sektorin privat, javën e kaluar ishte lajmëruar që është arritur niveli më i ulët i varfërisë. Do të heqim çdo rregullator të panevojshëm për të bërë biznes në SHBA. Më shumë para po investohen tani në SHBA, janë vendosur 8 rekorde në 2 muajt e fundit, vendi ynë kishte vdekur, ndërsa tani jemi shteti më i nxehtë në botë. Tani kemi kufirin më të sigurt në botë, askush nuk vjen vetëm nëse e ftojmë. Alienët ilegalë janë ndaluar në SHBA dhe është rezultat i nivelit më të ulët të kriminalitetit. Që 100 vite më parë nuk ka pasur nivel të tillë kriminaliteti, ka rënë me mbi 80 për qind qëkur erdha më 20 qershor në SHBA. Uashingtoni ishte mbushur me krim ekonomik. Turizmi është duke lulëzuar, restorantet janë plot," tha Trump./Dosja.al

donald trump

Sondazh

Poll

Haga dënoi ish-krerët e UÇK-së me 81 vite burgim, shqiptarët në SHBA protestojnë...

Haga dënoi ish-krerët e UÇK-së me 81 vite burgim, shqiptarët në SHBA protestojnë...

Edison Lika: Qëndresa jonë çdo ditë në shesh po gërryen pushtetin e qeverisë

Berisha: Bojkoti do ishte avantazh për Ramën, ne do i japim atij përgjigjet më të forta...

Berisha: Vlora Hyseni e kishte pajisur Agasin me mjetet më të sofistikuara të përgjimit...

Protesta në Tiranë/ Nis marshimi drejt Kryeministrisë, thirrje: Nuk shitet Shqipëria, shitet qeveria

Bie zjarr pranë Liqenit të Viroit në Gjirokastër

Zegjine, Zegjine e di atë këngën/ Aktivistja Lleshi kap 'mat' Zegjine Çaushin: Turp që je...

Vatër zjarri në Drojë të Kurbinit, rrezikohen banesat, digjen disa koshere bletësh

Përshkallëzohet situata me zjarrin në Vlorë, flakët përfshijnë edhe disa banesa

Zjarr në lagjen "Partizani" mbi Spitalin e Vlorës/ Flakët djegin një sipërfaqe me bimësi...

Bomba tjetër për qeverinë Rama/ Prova e fakte se ku shkojnë paratë e zhvatura nga korrupsioni

Berisha: A e patë se si Gysi i bënte planet se kush do jetë kryetar parlamenti?

Berisha: Një raport i vitit 2023 në SHISH shprehte shqetësimin se drejtoresha po implikohej në...

Berisha:Vlora Hyseni dhe Ergys Agasi takoheshin në lokalin e Jurgen Kolës,‘ushtarit’ të saj në SHISH

Berisha:Erotizmat synojnë të heqin vëmendjen nga akti i tmerrshëm i shkelmimit të sigurisë kombëtare

PD mbledh Grupin Parlamentar/ Berisha: Rama po përpiqet ta paraqesë si aferë dashurie

Masa e arrestit ndaj kreut të SHISH, deputeti i PD: Vlora Hyseni i dha dashnorit sekretet e shtetit

Zjarri në fshatin Akërni/ Digjet stani, situata problematike edhe pranë aeroportit të Vlorës

Masa e arrestit për kreun e SHISH/ Bylykbashi te “Ligjet”: Shtet është i krimbur nga koka te këmbët

Zjarri në Gjirin e Lalzit, nis ndërhyrja nga ajri, dhjetëra zjarrfikës në terren

Zjarr masiv në Lalz, rrezikohen banesat, banorët në alarm

Zjarr me përmasa të mëdha në Lazarat, flakët rrezikojnë banesat

Aksident me vdekje në Lezhë, humb jetën 50-vjeçari

Berisha: Kadastrën e Vlorës e hëngri ‘kuçedra’ Edi Rama për pronat e tij!

Berisha: Nga secili prej nesh, duke filluar nga kryetari, kërkohet ripërtëritje

115 ditë qëndresë/ Qytetarët sërish në shesh, marshojnë drejt Kryeministrisë

Berisha: Demokratët duhet të shpëtojnë vendin, Prodës iu gjet në banesë një snajper superspecial

Berisha: Ergys Agasi dhe Vlora Hyseni takoheshin dy herë në javë poshtë shtëpisë time!

Berisha: Vlora Hyseni urdhëroi që çdo informacion të dërgohej fillimisht te Rama dhe Agaçi

Berisha rikthen denoncimet për Vlora Hysenin: Vizitën e parë e bëri në Beograd...

Berisha: Hera e parë në histori që një shefe e shërbimit sekret ishte në funksion të krimit

Kapri: Rama të kthehet dhe të japë dorëheqjen! Çuçi: Të presim verdiktin e drejtësisë

GJKKO caktoi masë sigurie për Vlora Hysenin/ Si e paralajmëroi Bardhi në qershor...

Eurodeputetët udhëtojnë drejt Zvërnecit, priten me protesta nga banorët e zonës

Debati për kreun e SHISH/ Ivi Kaso: Rënie e institucioneve, Rama të japë dorëheqjen....

‘Vlora Hyseni agjente e Ramës dhe Vuçiç’/ Si i denonconte më para Berisha Ergys Agasin...

Kontrolli në banesën e tij, ish kryepolici Ilir Proda del nga ambientet e SPAK

Shkrumbohet makina në Vlorë, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Protesta në Tiranë/ Mbyllen fjalimet te Kryeministria, nis marshimi në rrugët e Tiranë

Shpërthen aktorja Egla Ceno: Njeri i neveritshëm, Rama të mbathë atletet e të shporret

Rama me shqiptarët në Michigan: Po krijojmë Regjistrin Kombëtar të Diasporës

Rama: Diaspora nuk është llogari bankare e atdheut, por rrjet zemrash dhe mendjesh

114 ditë protestë/ Qytetarët mblidhen në shesh kundër qeverisë, vijon tubimi para Kryeministrisë

"Besoj që është vendimi i duhur", Rama: Do hapim konsullatën shqiptare në Detroit

Dënimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Rama: Varrosje për së gjalli, Shqipëria në krah të Kosovës

Shqiptarët në Michigan e pritën me protestë/ Rama: Do doja t’i kisha përballë meje!

"Flamingo pushtoi bulevardin"/ Rama në Michigan: Askujt nuk ia merrte mendja se një shpend do ta...

Furgoni përplaset me betonët anësorë te mbikalimi i Kasharit, 4 pasagjerë të lënduar

Bie zjarr në tarracën e një pallati në Korçë, alarmohen banorët

Përshkallëzohet situata e zjarrit në Shushicë të Vlorës, era favorizon përhapjen e flakëve